Disa gjëra që s'jua thotë askush derisa bëheni vetë prindër!

Life style

Disa gjëra që s'jua thotë askush derisa bëheni vetë prindër!

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Ndryshe nga çfarë e imagjinoni tani, jetën me fëmijë më mirë jua përshkruajnë ata që e kanë provuar para jush. Mbani shënime.

1. "Unë nuk mendoj dot më asnjë çast pa u ndërprerë. Dhe ky ka qenë një nga problemet më të mëdha. S'mbaj mend të marr vendime sepse çdo mendim më ndërpritej. Madje, ndonjëherë iki dhe ulen në makinën time vetëm për të menduar për pak kohë."

2.  "Unë jam baba i tre fëmijëve dhe për mua të kursej pak dritë nga dita është luftë më vete. Ata thonë: "po është akoma ditë", por mua s'më intereson. Sa shkon ora 9 i dërgoj urgjent në shtrat."

3. "Sigurohuni të jenë mendërisht të fortë kur ata të jenë adoleshentë. Ju betohem se i vogli im adoleshent po më çmendte kur u dashurua për herë të parë dhe ai e tradhtoi. Kështu që përgatituni!"

4. "Para fëmijëve, ty as nuk ta merr mendja që do dëgjosh partnerin tënd të flasë aq shumë për jashtëqitjen. Sasinë, ngjyrën, konsistencën, zhurmën, etj, etj. Sapo kjo temë mbaron, me siguri do filloni të ziheni prap."

5. "Me shumë gjasa, ata s'do të jenë siç ju i keni menduar/imagjinuar."

6. "Duke rritur ata, ti mund të humbasësh veten, prandaj është shumë e rëndësishme të marrësh kohë për veten për të ndaluar që kjo të ndodhë."

7. "Ti do jesh e lumtur aq sa fëmija yt i mërzitur."

8. "Mësoni ta jetoni jetën vetëm me njërin krahë se tjetrin do ta keni të zënë prej bebit."

9. "Kur fëmijët rriten, ti s'ke më një jetë private. Ata rrinë zgjuar natën më gjatë se ty."

10. "Të mësosh të ndërrosh pelenat tek një kukull s'quhet fare. Ti je gati nëse i ndërron pelenat një maceje."

11. "Ti s'do të flesh më kurrë siç ke fjetur. Ndërkohë që ata rriten, frika dhe shqetësimi i përket një tjetër niveli."

12. "Në fund të ditës, gjithmonë do të marrë malli për ta. Pavarësisht sa je lodhur, apo sa i ke bërtitur dhe je larguar, kur ata mbyllin sytë dhe flenë gjumë, mezi do të presësh të nesërmen për t'i parë sërish."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat