Trajtimet kundër njollave të errëta në lëkurë

Life style

Trajtimet kundër njollave të errëta në lëkurë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Kur flitet për njollat që mund të pushtojnë lëkurën e fytyrës, por edhe atë të trupit trajtimet mund të jenë të panumërta. E gjithsesi shpejt gjendeni në pikën fillestare me këtë problem, një lëkurë plot me shenja të zeza të cilat doni t’i pastroni e t’i largoni.

Në këtë artikull ju tregojmë disa nga trajtimet që sipas dermatologëve funksionojnë vërtetë.

Trajtimi me vitaminë C

Përtej ushqimeve të pasura me vitaminë C që ndihmojnë imunitetin, trajtimi i përditshëm i lëkurës me të mund të jetë një shpëtim kundër njollave të zeza. Kur përdorni një serum me vitaminë C ju e ndihmoni lëkurën tuaj të bllokojë radikalet e lira dhe të funksionojë si një antioskidante.

Kjo vitaminë ndihmon edhe në balancimin e melaninën një nga shkaktarët kryesorë të njollave. Një tjetër benefit nga ky trajtim është njëtrajtësimi dhe zbardhja e fytyrës nga çdo hiperpigmentim që mund të vuani. Prandaj çdo darkë para se të flini mos harroni të vendosni 2-3 pika serum me vitaminë C në lëkurën tuaj.

Kremrat me sojë

Sojën mund ta njihni si përbërës ushqimor, por duhet të dini që bën mrekulli në lëkurë. Ekstrakti i sojës mund t’ju ndihmojë të largoni çdo njollë kafe apo të zezë që keni në fytyrë e trup. Shumica e kremrave që veprojë si zbardhues për fytyrën përmbajnë sojë pasi cilësohet si një nga metodat më të mira për të larguar njollat. Pasi të merrni një krem me përmbajtje të lartë soje, sigurohuni të lyeni vendet ku keni njolla të zeza në mëngjes dhe darke. Më pas mund të vazhdoni me rutinën tuaj duke vendosur krem hidratues.

Parandalimi i hershëm

Parandalimi është gjithnjë më i mirë se kurimi ndaj sigurohuni që ta përgatisni lëkurën tuaj. Kremi i diellit për fytyra akneike, me yndyrë apo për tipin e lëkurës tuaj do ju ndihmojë në luftën kundër njollave. Pra zgjidhni një krem me mbrojtje të lartë i cili i siguron mbrojtjen e ngjyrës tuaj natyrale si dhe parandalon hiperpigmentimin e lëkurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat