Gjithçka që ju nevojitet është një gjethe dafine: Riktheni ngjyrën e rrobave të zbehura

Life style

Gjithçka që ju nevojitet është një gjethe dafine: Riktheni ngjyrën e rrobave të zbehura

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një gjethe dafine mund të ndihmojë në ruajtjen e rrobave me ngjyrë dhe për t’i rikthyer ato në ngjyrën e saj origjinale

Ka shumë përdorime të erëzave për qëllime të tjera përveç gatimit. I tillë është rasti me gjethen e dafinës.

Nëse e vendosni këtë erëz në rrobalarëse, ajo do të ruajë ngjyrën e rrobave, dhe do të kthejë pamjen e zbehur në atë origjinale.

Gjethën e dafinës mund ta vendosni direkt në rrobalarëse, por do të keni një efekt shumë më të mirë nëse e vendosni gjethen e dafinës në një legen me ujë dhe më pas i lagni rrobat e ngjyrosura.

Në varësi të sasisë së rrobave, merrni disa ose një duzinë gjethe dafine, vendosini në ujë dhe ziejini në një tenxhere.

Kur uji të ftohet pak, pas 20 – 30 minutash, zhytni rrobat në të dhe lëreni të qëndrojnë për disa orë.

Për një efekt më të mirë, herë pas here duhet t’i trazoni rrobat me dorë. Më pas shtrydhni në ujë mirë rrobat dhe lajini si zakonisht në rrobalarëse ose me dorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat