Si të ruani lulet dahlia për pranverë: Gjashtë hapa që duhet bërë para ngricave të para

Life style

Si të ruani lulet dahlia për pranverë: Gjashtë hapa që duhet bërë para ngricave të para

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Duke rritur lulet dahlia, shumë kopshtarë përballen me problemin e ruajtjes së qepujkave të tyre

Dahlia mbillet kur kalojnë ngricat e pranverës, sepse ajo ka nevojë të madhe për diell dhe dritë, dhe më e bukura është në fund të verës kur bukuria e saj del në pah.

Shumica e varieteteve të dahlias kanë gjethe të gjelbra mesatarisht të errëta, megjithëse disa varietete të reja gjithashtu kanë gjethe të errëta të kuqe-zi.

Nëse dëshironi të ruani qepujkën e bimës kur të vijë ngrica e parë, mjafton të prisni lulet dhe gjethet dhe të nxirrni me kujdes nga toka.

Pastroni mirë qepujkat kur i nxirrni nga toka dhe kthejini përmbys në mënyrë që uji nga zgavrat të rrjedhë jashtë.

Kjo procedurë në fakt zvogëlon rrezikun e kalbjes së qepujkave, ndaj ky hap është shumë i rëndësishëm nëse dëshironi t’i mbillni ato edhe vitin e ardhshëm.

Kur qepujkat të jenë tharë, do të ishte e dëshirueshme të spërkatni pak pluhur kundër kërpudhave dhe dëmtuesve. Derdhni rërë të thatë në një kuti druri dhe vendoseni qepujkën atje.

Është e rëndësishme të vendosni kutinë në një vend të thatë dhe të errët ku temperatura nuk bie nën zero.

Kur vjen koha për të mbjellë, procesi është shumë i thjeshtë – nxirrni qepujkat dhe mbillini si zakonisht.

Dahlia nuk është thjesht një lule të cilën mund ta admirosh kur e shikon për pak çaste. Ajo mund të lulëzojë për shumë kohë edhe pasi është këputur, nëse ju kujdeseni siç duhet për të.

Nëse dëshironi ta mbani në vazo në shtëpi, atëherë priteni kur lulja ka çelur plotësisht. Në vazo hidhni ujë të pastër dhe pritini gjethet që shtrihen nën ujë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat