E vret shumë mendjen për çfarë thonë të tjerët për ty? Ja se si ta ndalosh këtë gjë

Life style

E vret shumë mendjen për çfarë thonë të tjerët për ty? Ja se si ta ndalosh këtë gjë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Jetojmë në një botë, ku kemi shumë marrëdhënie sociale që duhet t’i mbajmë. Në një presion të tillë, shpesh e gjejmë veten duke e vrarë mendjen mbi çfarë mendojnë të tjerët për ne. Por mendo pak, a është vërtet aq i rëndësishëm mendimi i tyre për ty? Cila është psikologjia e vërtet e mendimeve të tilla?

Disa nga arsyet se pse e vret mendjen për opinionin e të tjerëve për ty, janë:  e bazon lumturinë tënde tek raportet që ke krijuar me të tjerët, dëshiron që kushdo të mendojë mirë për ty, ke frikë se do t’i humbasësh miqtë e tu dhe je një person që dëshiron t’i gëzosh të tjerët. Mundet sigurisht të ketë edhe arsye të tjera dhe ato varen nga personaliteti i çdokujt. Por ajo që ka rëndësi, është se si t’i ndalësh shqetësimet apo streset e tilla. Ja disa nga mënyrat:

Pyete veten nëse realisht kanë rëndësi mendimet e të tjerëve për ty.
Bëja vetes një pyetje të tillë në momentin e parë që do të gjendesh vetëm. Nëse ai person nuk ka shumë rëndësi në jetën tënde, mjaft u shqetësove për mendimin e tij/saj. Nëse ai person ka rëndësi për ty, atëherë mundohu të sigurosh një takim vetëm për vetëm me të për t’i kuptuar arsyet pse mendon ashtu. Mundet dhe të jesh në gabim. Nuk është kurrë vonë për ndryshim.

Rëndësi ka opinioni yt për veten.
Ti i sheh gjërat përmes botëkuptimit tënd. Nëse ke marrë vendime që për të tjerët mund të duken të gabuara, ti ke menduar dhe mendon ndryshe. Në atë moment mund të jenë dukur më të duhurit. Rëndësi ka pikërisht çfarë mendon ti për veten.

Mos u mundo të jesh perfekt/e.
Është normale të duam të jemi perfektë në sytë e dikujt tjetër. Nuk ka asgjë të keqe në këtë dëshirë, por në momentin e parë që diçka do të shkojë keq, sigurisht ata do të mendojnë keq për ne dhe ne do të përfundojmë duke stresuar veten, gjë që është e gabuar. Personat perfektë nuk ekzistojnë, ndaj mjaft e mërzite veten.

Përqendrohu tek vetja.
Duhet realisht të përqendrohesh tek vetja. Cilat janë dëshirat e tua? Mos vendos për veten tënde, nisur nga mendimet e të tjerëve. Është jeta jote dhe vetëm ti mund ta bësh veten të lumtur. Jeto për veten, nuk është diçka egoiste.

Është normale të bësh gabime.
Është normale të bësh gabime, apo të dukesh person delikat në disa raste. Lejoje veten të ndjesh gjithçka që dëshiron të ndjesh dhe jepi vetes hapësirën e duhur. Është normale, të gjithë bëjmë gabime. Sot gabon ti, nëser mund të gabojë personi që sot po flet keq për ty. Mos u mërzit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat