50-vjeçarja rrëfen hallin e madh: Pas vdekjes së gruas së tij, ja çka po më bën i dashuri

Life style

50-vjeçarja rrëfen hallin e madh: Pas vdekjes së gruas së tij, ja çka po më bën i dashuri

Nga: Bota sot Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një grua 50-vjeçare, ka rrëfyer për "The Sun", se i dashuri i saj po sillet ndryshe që nga vdekja e gruas së tij.

Ajo ka thënë se ai tani po kalon kohë me fëmijët e tij, të cilët i kishte braktisur dikur dhe jo me të, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj i plotë:

E dashur psikologe:

I dashur im nuk ka qenë i njëjtë me mua që kur i vdiq gruaja e tij – të cilën ai e la vite më parë.

Ai thotë se duhet të jetë aty për fëmijët e tij tani që nuk e kanë nënën gjallë.

Këta “fëmijë” janë 34 dhe 36-vjeçar, me shtëpitë e tyre.

Unë jam 50-vjeçare, ndërsa partneri im është 58.

Kemi katër vite bashkë, por ai nuk më ka lënë kurrë t'i takoj.

Ai la gruan e tij, e cila vdiq vitin e kaluar, dhe fëmijët 20 vjet më parë, por ka filluar të kalojë shumicën e fundjavave me fëmijët e tij.

Unë dua të jem sërish pjesë e duhur e jetës së tij dhe kjo më dhemb shumë.

Përgjigjja e psikologes:

Duket sikur partneri juaj tani po ndihet fajtor që ka lënë gruan dhe fëmijët e tij dhe po përpiqet t'i kompensojë.

Thuaji atij se është mizore të presësh që të jetosh në këtë mënyrë.

Fëmijët e tij në fakt mund të jenë të lumtur që ai ka një të dashur./Botasot

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat