"Hajt se nuk vdes njeri nga një shpullë" Ja se ku po gabojnë shumë prindër

Life style

"Hajt se nuk vdes njeri nga një shpullë" Ja se ku po gabojnë shumë prindër

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

“Hajt se nuk e gjen gjë nga e bërtitura, as nga një shpullë. Askush s`ka vdekur nga një pëllëmbë.”, janë disa nga fjalitë përmes së cilave prindërit justifikojnë dhunën e bërë ndaj fëmijëve qoftë ajo fizike apo verbale. Pikërisht mbi këto fjali ka reaguar së fundmi Lira Gjika.

Po është e vërtetë që asnjë fëmijë nuk vdes nga një e bërtitur apo nga një shpullë, por çfarë vdes në këtë rast?

Po si të sillemi, kur fëmijët nuk na dëgjojnë- pyesin disa nëna dhe vazhdojnë- disa të bërtitura dhe nga një shpullë mbrapa nuk bën asgjë?. Po, është e vërtetë që nga një shpullë dhe disa të bërtitura fëmija nuk vdes . Po për fat të keq, vdes figura e të rriturit si model i së mirës, i vullnetit, i durimit dhe qytetares. I rrituri ndaj fëmijës duhet të reagojë vetëm nëpërmjet fjalës dhe butësisë. I rrituri duhet të dënojë veprimin dhe jo fëmijën, siç për fat të keq ndodh zakonisht. I rrituri fiksohet te fëmija dhe harron të mendojë se si duhet ta menaxhojë situatën, cili duhet të jetë reagimi i tij. Për fat të keq, këtë lloj të sjelli dhe të menduari, nuk e hasim as në institucionet e edukimit, si kopshte dhe shkolla.

Prindërit , të cilet vijnë nga eksperienca fëmijërie të ashpra e kanë të vështirë të sillen ndryshe me fëmijët e tyre. Njeriu nuk i shpëton dot fëmijërisë. Ajo apo ai, vazhdon ta përsërisë në mënyrë të pavullnetshme sjelljen që kanë ushtruar ndaj saj apo tij, në fëmijëri, madje pa e kuptuar .

Për fat të mirë edhe në Shqipëri, po shtohet numri i nënane dhe baballarëve, që i kanë në qendër të vëmendjes fëmijët e tyre dhe me heroizëm, përballojnë veten, që fëmijët e tyre të mos i rrisin siç janë rritur vetë, me të bërtitura, padurim, mallkime dhe të rrahura. Këta prindër përpiqen t’ a mësojnë njerëzoren, ashtu siç dëshirojnë, (pasi njerëzorja mësohet, nuk është e lindur), nëpërmjet fjalëve të menduara e të përzgjedhura nëpërmjet dashurisë dhe jo sipas ngarkesave emocionale dhe padurimit e mërzisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat