A ka rrezik për shëndetin nëse bëni marrëdhënie rrallë, ose kurrë?

Life style

A ka rrezik për shëndetin nëse bëni marrëdhënie rrallë, ose kurrë?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Më poshtë mund të shihni të vërteten lidhur me këtë çështje.

Cilat janë efektet e të mos bërit marrëdhënie për një kohë të gjatë – ose kurrë?

Nuk ka asgjë të keqe të mos bësh seks, thekson Janet Brito, një terapiste e certifikuar e seksit dhe themeluese e Qendrës për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.

Brito thotë se: Nëse jeni plotësisht i painteresuar për seksin, nuk keni pse ta bëni!”

“Asgjë nuk do të “prishet” ose “plaket” vetëm sepse nuk po bëni seks. Më e rëndësishmja, të qenit thjesht dhe plotësisht i painteresuar për aktivitetin seksual është një zgjedhje që duhet të respektohet.”

Pra, në një botë që flet shumë për seksin, mund të jetë e dobishme të kuptosh se çfarë do të thotë që të mos bësh seks dhe si t’ua shpjegosh atë të tjerëve. Ja çfarë shkruan ajo:

Çfarë do të thotë nëse nuk dëshiron kurrë të bësh seks?

Sipas hulumtimeve të psikologjisë për adoleshentët, një vetëdije për interesin dhe dëshirën seksuale mund të zhvillohet gjatë pubertetit, por kjo nuk ndodh për të gjithë. Për disa njerëz, interesi për seks thjesht nuk zhvillohet kurrë.

Në një botë “hiperseksuale”, njerëzit që janë aseksualë mund të besojnë se kanë “të meta”. Sidoqoftë, aseksualiteti nuk konsiderohet si mosfunksionim seksual. Hulumtimi mbi aftësinë e trupit për t’iu përgjigjur stimujve seksualë zbuloi se nuk kishte dallime fiziologjike midis aftësive të grave heteroseksuale ose aseksuale.

Më e rëndësishmja, ka shumëllojshmëri në seksualitet. Të gjithë janë ndryshe. Të tjerë kanë zgjedhur të mos bëjnë seks për shumë arsye (celibati).

Edhe nëse vazhdimisht dëgjoni për përfitimet shëndetësore të seksit, moskryerja e marrëdhënieve seksuale mund të ofrojë përfitime të ngjashme, përmes hapësirës për të zbuluar interesa të reja, qoftë përmes fantazisë seksuale apo duke provuar aktivitete joseksuale që ju gëzojnë; duke u përqendruar te organet jo-gjenitale etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat