Këto janë 5 fazat e një lidhjeje, por jo të gjithë e kalojnë të 3-tën

Life style

Këto janë 5 fazat e një lidhjeje, por jo të gjithë e kalojnë të 3-tën

Më: 28 janar 2022 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Të gjitha lidhjet kanë diçka të veçantë në vetvete, megjithatë të gjitha kalojnë në disa faza të rëndësishme, të paktën kjo thuhet nga shkencëtarët. ‘Bright Side’ ka përgatitur një listë me 5 fazat më të rëndësishme të një lidhjeje dhe faza e 3-të cilësohet si më e vështira.
1. Dashuri e re

Ti sapo ke njohur dikë special dhe jeni ende në fazën e ‘muajit të mjaltit’. Çdo puthje dhe përqafim duke i pambarimtë dhe çdo minutë kontrollon telefonin për të parë mesazhet dhe ende keni flutura në bark. Epo, duket qartë që keni rënë në dashuri. Mbajeni mend këtë ndjenjë, mund t’ju duhet për më vonë

2. Zhvendosja së bashku

Kuptoni se gjërat janë serioze, kështu që merrni një hap të rëndësishëm dhe zhvendoseni bashkë në një shtëpi. Zakonisht kjo fazë përmban ende interes, doni të kaloni sa më shumë kohë bashkë dhe interesoheni për ditën e njëri-tjetrit. Edhe pse monotonia shpesh herë është e paevitueshme, mundiohuni të mos e humbisni lidhjen, pasi është shumë e rëndësishme.

3. Rutina dhe zhgënjimet

Pavarësisht se vazhdoni të ndjeni për njëri-tjetrin, gjërat duket se kanë ndryshuar. Rutina, punët, përgjegjësitë dhe faturat duket se po ‘ndërhyjnë’ gjithmonë e më shumë në lidhje. Kjo është faza më e vështirë, ku filloni të pyesni veten nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, por nëse ia dilni ta kaloni bashkë, ka shanse të jeni bashkë përgjithmonë. Mundohuni të kujtoni momentet e para me partnerin dhe mos harroni t’i kushtoni kohë vetes.

4. Stabiliteti

Kjo është faza ku ndiheni të sigurtë për njëri-tjetrin, mësoni t’i jepni hapësirën e duhur, të kuptoni nevojat dhe hobit e secilit. Mund të jeni të ndryshëm në disa pika, por kjo nuk përbën asnjë problem.

5. Përgjegjësi

Nëse keni arritur në këtë fazë, urime. Tani nuk ju merr malli për fazën e parë të lidhjes, pasi jeni shumë në rregull me lidhjen tuaj në këto momente. Keni mësuar të pranoni problemet e njëri-tjetrit dhe këto jeni gati t’ia mësoni fëmijëve tuaj. Keni kaluar disa vështirësi, por dashuria juaj i ka përballuar të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat