Lëkura dhe emocionet: cila është lidhja që nxjerr në pah marrëdhënien?

Life style

Lëkura dhe emocionet: cila është lidhja që nxjerr në pah marrëdhënien?

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Kur jemi të trishtuar ose nën stres, lëkura jonë duket më pak e shndritshme, më e thatë, e dehidratuar dhe me një ngjyrë të zbehtë. Kur ndihemi mirë, megjithatë, ajo shfaqet në harmoni të përsosur. Kjo nxjerr në pah marrëdhënien midis lëkurës dhe emocioneve.

Me një gjatësi prej rreth 2 metra katrorë dhe më shumë se 5 kilogramë peshë, lëkura është organi më i madh në trupin tonë. Është një libër i hapur për gjendjen tonë shpirtërore dhe problemet tona shëndetësore. Çdo ndjesi negative intensive mund të shfaqet përmes lëkurës.

Alergji, kruajtje, thatësi, zbehje, skuqje, mavijosje, vrazhdësi, plasaritje, plagë, ndryshime pigmentimi, djersitje, dehidrim… Këto janë shenja të vështira për t’u fshehur dhe përfaqësojnë të gjitha ndryshimet e mundshme të lëkurës që nuk kanë shpjegim fiziologjik. Në fakt, ato mund të jenë ndryshime psikosomatike, origjina e të cilave është e natyrës psikologjike ose emocionale.

Lidhja midis lëkurës dhe emocioneve

Ndryshime momentale të lëkurës

Kur ndihemi në siklet, skuqemi në faqe. Nëse kemi frikë, zbehemi. Kur jemi të dashuruar, fytyrat na ndriçojnë. Këto janë vetëm disa raste në të cilat ndryshimet e vogla të lëkurës zbulojnë shumë për gatishmwrinw tonë. Gjithsesi, përballë shfaqjes së papritur të këtyre fenomeneve të lëkurës, është më mirë të drejtoheni gjithmonë te mjeku, për t’u siguruar që nuk ka simptoma të një sëmundjeje apo patologjie të rëndë.

Stimujt që marrim nga mjedisi përreth aktivizojnë një sërë sistemesh në trupin tonë – kur ndjejmë zemërim, për shembull, trupi ynë aktivizon sistemin nervor, sistemin endokrin ose sistemin imunitar. Kjo ndjenjë negative prodhon disa ndryshime në trup që shfaqen tek ne brenda dhe jashtë (Schwarzer dhe Koo Chon, 1998).

Emocionet në varësi të zonës së prekur

Zona në të cilën ndodhin ndryshimet nxjerr në pah ndikimin dhe intensitetin e emocionit në atë pjesë të trupit.

Puçrrat e vogla ose skuqjet në fytyrë mund të tregojnë një ndjenjë frike nga humbja e prestigjit, një kompleks inferioriteti apo edhe nevojë për mbrojtje.

Puçrrat ose skuqjet në kokë mund të zbulojnë një bllok krijues ose nevojën për të ndryshuar mendimet ose disa modele të paracaktuara. Ato gjithashtu mund të varen nga nostalgjia për një të kaluar që do të dëshironim ta rikuperojmë ose nga plagët e vjetra emocionale.

Herpesi në buzë tregon mungesë qetësie ose nervozizmi. Në këto raste, lëkura dhe emocionet bashkohen në përpjekje për të shprehur panikun, zemërimin, frikën, mungesën e shpresës ose bllokimin emocional. Nëse ato ndodhin në organet gjenitale do të thotë që ne përjetojmë një ndjenjë faji ose dëlirësie. Herpesi në këtë zonë të trupit shpesh shoqërohet me një ndjenjë ambivalente midis dëshirës seksuale dhe turpit.

Ndryshimet e lëkurës në këmbë mund të reflektojnë pakënaqësi në lidhje me vendin ku ndodhemi ose nevojën për një ndryshim peizazhi.

Nëse ndryshimet ndodhin në krahë, ato mund të tregojnë mungesë dashurie dhe mungesë kontakti emocional. Në këtë rast ato mund të jenë edhe tregues të ekzistencës së konflikteve në vendin e punës ose në studime, veçanërisht nëse skuqja shfaqet në bërryl.

Kur prodhohen në duar, manifestojnë një çekuilibër midis aktit të dhënies dhe marrjes.

Shtresa e lëkurës

Lëkura përbëhet nga tre shtresa: epiderma është më sipërfaqja, derma është ajo e ndërmjetme dhe hipoderma është më e thella. Varësisht nga niveli në të cilin ndodh ndryshimi, llojet e konflikteve emocionale do të ndryshojnë. Kjo është një provë e mëtejshme se si lëkura dhe emocionet janë të lidhura ngushtë.

Problemet e lëkurës priren të pasqyrojnë një konflikt që lidhet me një ndarje, humbjen e një partneri ose vështirësi në marrëdhënie me një anëtar të familjes, mik ose grup.

Ekzema në këtë shtresë tregon frikën e të qenit vetëm ose të izoluar. Skleroderma mund të jetë reflektimi i një ndarjeje dramatike pa zgjidhje.

Psoriaza tregon një problem të dyfishtë ndarjeje: me veten dhe me të tjerët.

Çrregullimet në dermë zbulojnë gjithashtu probleme të ndarjes dhe humbjes së identitetit fizik. Lythat në këtë shtresë lëkure janë një lloj mbresë e shkaktuar nga një goditje e mëparshme, si një mburojë që ka lënë gjurmë sulmi ose agresioni. Nëse shfaqen në ekstremitetet e poshtme, konflikti duhet të lidhet me fëmijërinë.

Problemet në hipodermë tregojnë vetëzhvlerësim estetik, mungesë besimi, mbipeshë ose mbajtje uji. Ata shoqërohen gjithashtu me një gjykim shumë negativ për veten e tyre.

Sëmundjet emocionale

Kur mëlçia dështon, akumulimi i bilirubinës në trup gjeneron një çrregullim të quajtur verdhëz: lëkura merr një ton të verdhë. Një shenjë e qartë e marrëdhënies midis këtij organi dhe indeve të tjera, apo jo?

Megjithëse provat shkencore zbulojnë pak për të, besohet se mbajtja e urrejtjes, inatit, zilisë ose zemërimit për një kohë të gjatë mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tonë fizik.

Në mënyrë të ngjashme, dermatiti atopik është i lidhur me praninë e ankthit dhe fobive. Personat me këtë problem priren të ushtrojnë kontroll të rreptë mbi impulset e tyre agresive, të cilat rrjedhimisht shfaqen në lëkurën e tyre. Urtikariet, nga ana tjetër, shoqërohen me fantazinë e të sulmuarit. Njerëzit që vuajnë prej saj janë zakonisht të frikësuar, pasivë dhe të ndjeshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet shoqërore.

Siç mund ta shohim, ekziston një lidhje integrale midis lëkurës dhe emocioneve. Kjo është arsyeja pse çdo ndryshim i dukshëm i jashtëm në këtë organ duhet të trajtohet jo vetëm me kremra ose medikamente hidratuese, por duke gjurmuar origjinën e tij brenda nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat