Çfarë duhet të bësh para se të shtosh veshje të tjera në gardërobë? 5 këshilla 'shpëtuese'

Life style

Çfarë duhet të bësh para se të shtosh veshje të tjera në gardërobë? 5 këshilla 'shpëtuese'

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:27
Ilustrim

Shumë vajza janë familjarizuar tashmë me gardërobën e mbingarkuar dhe me ndjesinë e çdo dite “shumë rroba dhe asgjë për të veshur.” Si ndodh kjo? Ashtu si ndodh adhurimi i vajzave për fashion-in dhe shopping-un.

Nëse je e interesuar për të ndjekur trendet dhe stilet e reja që propozohen vazhdimisht nga ikonat e modës kudo në botë, edhe me gardërobën duhet të bëhesh më praktike për të kombinuar dhe për të gjetur ato veshje të cilat janë më të thjeshta.

Çfarë duhet të bësh para se të shtosh veshje të tjera në gardërobë?

Identifiko një ikonë stili

Kush ka një stil të qëndrueshëm? Të famshmit. Shumë prej tyre kanë pas vetes stilistë personalë, një staf të tërë që merret me gjithçka veshin në çdo event dhe për më shumë, krijojnë një lloj modeli tek të gjithë adhuruesit dhe njerëzit që i ndjekin. Nëse e identifikon veten me ndonjërin prej tyre, do ta kesh më të lehtë për të krijuar stil dhe për të pasur veshje, të cilat, edhe nëse nuk janë shumë luksoze, mund të duken si të tilla. Sa herë që të bëhesh gati të veshësh diçka, pyet veten: a do ta vishte ikona ime këtë? Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë shiko diçka tjetër.

Krijo një frazë për të përshkruar stilin tënd

Nëse nuk je fanse e të famshmëve dhe nuk do të ndjekësh stilin e asnjë këngëtari, aktori apo çdo personazhi tjetër të njohur, bëhu më origjinale dhe përshkruaje stilin tënd sipas mënyrës që ke menduar. Përshkruaje stilin fare thjesht. Kalo pak kohë në gardërobë dhe ki parasysh pikat kyçe që mbizotërojnë si: ngjyrat, materialet, prerjet. Pas kësaj, zbulo çfarë ka: "Boho" ose "classic," por edhe me mbiemra të tjerë përshkrues – minimaliste, moderne, ekstravagante, casual etj.

Kufizo ngjyrat

Nëse je fanse e ngjyrave, kjo mund të të ngatërrojë pak për të gjetur identitetin. Sado bukur është të kesh shumë ngjyra, aq e lodhshme bëhet pasi gjendesh përpara gardërobës. Kështu, kufizo ngjyrat duke mbajtur 5 ngjyra bazike dhe tre nuanca të tjera. Ndoshta mund të kesh dëshirë të eksperimentosh me ngjyra të forta, por nëse i ke gjithmonë brenda familjes dhe të sistemuara, edhe në gardërobë, kombinimet do t’i kesh më të thjeshta. Po ashtu, ky lloj sistemimi do të të ndihmojë edhe për veshjet e punës, të cilat duhet të kenë një raft më vete. Elimino 80 për qind të të gjitha veshjeve që nuk vesh më prej një viti, ose të paktën largoji nga gardëroba.

Vendosi veshjet sipas përdorimit

Veshjet që pëlqen më shumë janë ato që edhe i vesh më shumë. Por këtu ndikon edhe lloji i punës që të kufizon të veshësh ato që të duhen. Mund të të duhen xhaketat më shumë se çdo veshje tjetër, ndaj edhe ato duhet t’i kesh në një vend më të dukshëm. Por nëse nuk e ke punën të përcaktuar me një kod veshjeje, mund të veshësh më shumë atletet dhe xhinset. Kështu, lëri në vende të dukshme të gjitha veshjet që i përdor më tepër.

Bëj gjithmonë një lloj inventari

Këtu ke shumë punë për të bërë. Nëse ke 5 triko në gardërobë, është mëse e mjaftueshme, kështu që nuk është nevoja për të blerë një tjetër. Të paktën për momentin, nuk është e nevojshme. Por edhe për xhinset funksionon e njëjta gjë. S’mund të kesh xhinse pas xhinsesh... Nëse ke tri palë çizme të shkurtra, me stile dhe ngjyra të ndryshme, mos i shpenzo lekët. Aq më tepër nëse në gardërobë nuk ka më vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat