Si të përmirësoni komunikimin në çift

Life style

Si të përmirësoni komunikimin në çift

Më: 21 mars 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Kur partnerët kanë vetëdijen e një problemi, duhet të tregojnë se kanë inteligjencë emotive, empati dhe përulësi. Kemi përzgjedhur disa këshilla për të gjetur mirëkuptimin reciprok dhe një lidhje më të thellë me partnerin…

Çfarë të bëjmë për të përmirësuar komunikimin në çift dhe për të shpëtuar një lidhje në krizë? Hapi i parë është që të dallojmë se cilat janë sjelljet bazë disfunksionale të komunikimit. Ankesat e vazhdueshme? Mbyllja dhe refuzimi? Shfajësimet? Secili prej nesh ka brenda vetes skema sjelljeje, të cilat i bart që nga fëmijaria dhe që riprodhohen ndonjëherë në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë gjithë rrugës së jetës në marrëdhënie me të tjerët.

Mund të punojmë mbi këto skema për të përmirësuar klimën emotive të çiftit dhe për të dalë nga rrethi vicioz destruktiv. Kjo vlen jo vetëm në çift, por edhe me fëmijët, miqtë, kolegët, vëllezërit, fqinjët e kështu me radhë.

NDALNI ABUZIMIN VERBAL!

Qortime, ankesa, sharje, sarkazëm, zë i lartë, etj… edhe pse është një mënyrë për të shfryrë inatin, në të vërtetë po vrisni ditë pas dite martesën tuaj. Duhet të çliroheni një herë e mirë nga kjo sjellje shkatërrimtare dhe negative.

FLISNI ME QETËSI

Nëse në një moment të caktuar jeni shumë të inatosur për të folur në mënyrë të qetë, atëherë shtyjeni debatin në një moment të dytë. Për shembull, në një ditë të diel, kur jeni të çlodhur dhe më të qetë: mund të jetë një moment i mirë. Kjo gjë do të thotë respekt dhe konsideratë, si për veten, ashtu dhe për partnerin. Po ashtu ju shtyn drejt një atmosfere më të mirë emotive. Të flisni qetësisht do të thotë të shprehni këndvështrimin tuaj në mënyrë të qartë dhe energjike, i jepni vlerë të drejtave tuaja pa shkelur ato të partnerit.

VEPRONI PËR TË MIRËN E ÇIFTIT

Ajo që ka rëndësi në çdo lloj marrëdhënieje, qoftë me të tjerët apo me veten, është lidhja. Para se të veproni ose të flisni, pyesni se cili është përfundimi. Është e rëndësishme të jeni largpamës dhe të zgjidhni gjithmonë atë që i sjell përfitime partnerit, vetes dhe çiftit.

KUPTONI DHE PRANONI KËNDVËSHTRIMIN E PARTNERIT

Nuk është e thjeshtë! Shpesh komunikimi mes bashkëshortëve shndërrohet në një vështirësi të madhe. Një sfidë deri në pikën e fundit të gjakut ku fiton më i miri. Në të vërtetë, gjatë një debati, është e rëndësishme që të respektoni radhën, të shfaqeni sinqerisht të interesuar për atë që partneri thotë, të ndërprisni për të kërkuar një sqarim, e kështu me radhë. Ideale do të ishte të merrnit 10 minuta kohë për të reflektuar mbi këndvështrimin e partnerit dhe nëse biseda po merr një drejtim të gabuar, ndalni pesë minuta, merrni frymë dhe më pas rifilloni debatin.

MENDONI SE ÇFARË MUND TË JEPNI, JO VETËM ATË QË MUND TË MERRNI

Siç e kemi përmendur në fillim të këtij artikulli, komunikimi është një shkëmbim. Nëse të dy partnerët janë të përqendruar në atë që mund të japin, do të përmirësojnë aftësinë e negocimit. Ka diçka që mund të thoni ndryshe, në mënyrë që të merrni rezultate të ndryshme? Kur jeni të sjellshëm, i dërgoni partnerit një mesazh dashurie dhe vëmendjeje. Çfarë do t’ju pëlqente që partneri të kishte? Mund të kontribuoni në mënyrë pozitive ndaj situatës?

GJENI NJË KOMPROMIS

Të shkoni mirë me njëri-tjetrin i bën mirë çiftit, nuk do të thotë të nënshtroheni, por të uleni për të evituar konfliktet dhe ndjenjat negative që pasojnë. Në vend që të “fitoni”, është më mirë të gjeni zgjidhje dhe të ndiheni mirë.

GJENI NJË AKTIVITET PËR TË BËRË BASHKË

Kjo është një mënyrë e efektshme për të ndarë momentet dhe pasionet. Ju ndihmon të ndiheni më të nevojshëm dhe të zënë me diçka që ju pëlqen. Ndonjëherë ndodh që mërzia dhe rutina i çon çiftet drejt anulimit dhe grindjet shndërrohen në një përcjellës për të mbajtur zjarrin ndezur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat