Pse fëmijët duhet të lejohen të bëjnë rrëmujë gjatë ngrënies

Life style

Pse fëmijët duhet të lejohen të bëjnë rrëmujë gjatë ngrënies

Më: 26 mars 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Psikologia klinike Rachel Cohen inkurajon prindërit që t’i lejojnë të vegjlit e tyre të jenë të çrregullt gjatë ngrënies

Kjo është thelbësore për shkathtësitë zhvillimore.

“Kërkimet tregojnë se fëmijët e prindërve që pastrojnë rrëmujën ndërsa hanë kanë më shumë gjasa të bëhen më të kujdesshëm për ushqimin”, tha dr. Cohen për “Femail”.

Ajo inkurajon prindërit që të përfshijnë tekstura, konsistenca dhe shije të ndryshme në dietën e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të mund të eksplorojnë dhe të mësojnë nëpërmjet lojës.

Dr. Cohen beson se rregullat strikte çojnë në zakone të këqija të të ngrënit.

Ajo thekson se mjedisi që krijojmë gjatë vakteve mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës dhe hapjen ndaj ushqimeve të reja.

“Unë nuk besoj në ushqimin me detyrim. Fëmijët duhet të lejohen të eksplorojnë ushqimin e tyre, edhe nëse kjo do të thotë se ata thjesht do ta gatuajnë atë me gishta”, përfundoi Dr. Cohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat