Ju ka kapur gruaja duke e tradhtuar? Qytetari e thotë në sy të bashkëshortes: Nja 10 herë po

Life style

Ju ka kapur gruaja duke e tradhtuar? Qytetari e thotë në sy të bashkëshortes: Nja 10 herë po

Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:31
Ilustrim

Ku kuptohet që burri apo gruaja tradhton partneren/in? Kjo ishte pyetja që Enki me rubrikën e saj Vox Pop në Rtv Ora shtroi sot për qytetarët.

"Varet nga jeta. Unë nuk tradhtoj se nuk e kam për natyrë, se konceptoj dot. Truri edhe lëviz por ajo që nuk ndërron është karakteri. Unë kam dyshuar për partneren por e kam analizuar në mendje derisa kam provuar të kundërtën. Për ta ndjekur jo se jemi tironca ne, se ulim veten ashtu."

"Më ka kapur nja 10 herë duke e tradhtuar."

"Varet. Tradhtia duket vetë, që te telefoni. Mbaj një telefon të dytë te makina gjithmonë".

"Nuk dallohet. Nuk kam dyshuar te bashkëshorti ndonjëherë se nuk më ka lënd vend. Unë kam besim te ai, se kam kontrolluar ndonjëherë. Besoj verbërisht. Xhelozi po se është pjesë e dashurisë".

"O bobo si bëhet ajo punë, si mund ta bëjë një djalë apo një vajzë. Nu dua ta dëgjoj se një burrë lë gruan dhe një grua lë burrin që kanë zgjedhur njëri-tjetrin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat