Takimi me prindërit e të dashurës mund edhe të bëhet më pak i sikletshëm

Life style

Takimi me prindërit e të dashurës mund edhe të bëhet më pak i sikletshëm

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Ky artikull ju jep disa nga këshillat më efektive që ju ndihmojë për takimin e parë me prindër. Lexoni me kujdes!

1. Vishuni siç duhet

Takimi me prindërit e të dashurës tuaj duhet të konsiderohet si një lloj interviste e une. Në fakt këto dy gjëra janë mjaft të ngjashme me njëra tjetrën. Njësoj si fakti që ju nuk duhet të shkoni në intervistë pune veshur si një si një arrogant, ashtu edhe nuk duhet te takoni prinderit duke u dukur të tillë.

Kjo nuk do të thotë që ju të visheni shumë zyrtarisht.

2. Kujdes çfarë thoni

Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të hiqni çdo frikë dhe dyshim nga koka. Mundohuni të keni sa më shumë vetëbesim që të jetë e mundur.  Bëhuni i sjellshëm dhe mendje hapur kur bie fjala te temat e rënda si politika, feja, etj. Ju kurrë nuk e dini se çfarë teme mund të jetë e prekshme për prindërit e saj. Nese ju thoni që feja është e panevojshme, ndërsa ata janë shume fetar atëhere ju nuk do të lini shumë përshtypje të mira.

3. Ndonjëherë është më mirë të rrini pa folur

Shkurt, shmangni të gjitha temat që mund ti ofendojnë ata. Bëni vetëm pyetje që ju ndihmojnë ta njihni më mirë të dashurën tuaj dhe prindërit e saj. Poashtu nuk keni nevojë të flisni shumë. Ndonjëherë është më mirë të qëndroni të qetë se sa të flisni më shumë seç  duhet. Askush nuk e pëlqen një njeri që flet shume dhe nuk e lë askënd tjetër të flasë.

4. Shmangni temat seksuale

Mund të jeni ndonjë prej atyre mashkujve që mburren për arritjet e tyre në shtrat ose ndonjë person që i pëlqen të tregojnë shaka të ndyra. Këshilla jonë është të ruani ato shaka kur jeni me shokët tuaj. Ju duhet të dini se prindërit, sidomos baballarët, janë shumë sensitivë rreth faktit që vajza e tyre ka marredhënje të rregullt seksuale.

4. Tregoni respekt

Kjo është pikërisht arsya pse ju duhet të shmangni çdo temë seksuale kur jeni me prindërit e saj. Respektojeni të dashurën tuaj si një zonjë të vërtetë edhe nese me të vërtetë ju  të dy jeni seksualisht të egër dhe bëni seks në çdo hap.

5.  Silluni si fisnik me të dashurën tuaj

Gjëja tjetër shumë e rëndësishme kur jeni duke e njohur familjen e të dashurës tuaj është që të silleni me maturi dhe fisnikëri tërë kohën, duhet të leni pështypje që dini si të silleni me një femër. Detaje sikur mbajtja e derës kur ajo hyn, dëgjimi i kujdesshëm, mbajtja e dorës etj do të ju çojnë shumë përpara në sytë e prindërve.

6. Dëgjoni mirë, por mos u afroni tepër

Thjeshtë, bëhuni sa më i vëmendshëm që të jetë e mundur. Ju mund të shkoni edhe një hap më përpara dhe të pyesni prindërit nese kanë nevojë për ndihmë rreth darkës. Por mos e ekzagjeroni se mund të dukeni si dikush që është i dëshperuar për tu pëlqyer, ska nevojë.

7. Mos u bëni i pasjellshëm

Nese jeni tip sarkastik dhe ju pëlqen të tregoni shaka për të dashurën tuaj, bëhuni ekstremisht i kujdeshëm para nënës dhe babait. Ska asgje të keqe me tregimin e shakave ndonjëherë. Mirëpo mos e teproni. Të keni kujdes se ju jeni duke ecur në akull të hollë. Disa njerëz i konsiderojnë disa shaka si disrespektuese dhe të pasjellshme. Së pari zbuloni karakterin e tyre, pastaj mendoni për shaka.

8. Kur jeni duke u larguar

Pas takimit të parë zyrtar me prindërit e saj, kur darka përfundon thuajini mirupafshim dhe ecni drejt makinës qetë. Ju nuk dëshironi të dukeni sikur po ikni duke vrapuar nga ata. Mbani derën për të dashurën tuaj. Ecni ngadalë dhe me kujdes.

Urime, ju sapo e keni kaluar testin prindëror!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat