Floktari zbulon sekretin se si t’i ngjyrosni flokët sa më rrallë

Life style

Floktari zbulon sekretin se si t’i ngjyrosni flokët sa më rrallë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Rritja do të jetë më pak e dukshme në këtë mënyrë, ndërsa xhufkat do të shkëlqejnë

Ngjyrosja e mirë e flokëve do të thotë rritje më pak e dukshme dhe ngjyrosje më e rrallë.

Të gjitha femrat do të donin që flokët e tyre të rriteshin bukur, por jo në ato ditë kur rriten aq sa për të parë rritjen dhe e dinë që ngjyrosja duhet të vonohet për shëndetin e flokëve të kuruar. Megjithatë na vret sytë dhe mendojmë se të gjithë e vënë re.

Trinny Woodall, një influencuese e famshme britanike e modës, e bindi parukierin e saj t’i tregonte se si e zgjidh këtë problem.

Duke qenë se Trinny ka flokë kafe të çelur, floktari i saj Marty zgjodhi një ngjyrë pak më të çelur për fijet e përparme rreth fytyrës së saj – sepse siç thekson ai, së shihen fillimisht të thinjurat dhe në këtë mënyrë ndryshimi midis tyre dhe flokëve të lyer do të duket natyral dhe më pak e dukshme.

Ai më pas shton disa xhufka të holla të errëta në pjesën tjetër të flokëve për të krijuar një kontrast më të fortë.

Marty tregon se është shumë e rëndësishme të dakordoheni me floktarin dhe të shikoni ngjyrën e flokëve në dritën e ditës, sepse çdo ngjyrë tjetër drite mund të krijojë hije, tone më të ftohta ose më të ngrohta, të cilat mund të duken të çuditshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat