Jo vetëm tradhtojnë, por të martuarit janë edhe të ndarë në disa tipa tradhtarësh

Life style

Jo vetëm tradhtojnë, por të martuarit janë edhe të ndarë në disa tipa tradhtarësh

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Tradhtia është një fenomen social që ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese, ka të bëjë me fenomenin e përhapur, i cili nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë apo të klasës sociale. Praktika ka treguar se tradhtia nuk është fenomen i viteve të fundit. Në vitet ’40, instituti “Kinsey”, në shënimet mbi botimin “Raporti i sjelljeve seksuale të amerikanëve”, ka evidentuar se të paktën 50% e burrave të martuar kishin filluar një marrëdhënie jashtëmartesore para moshës 40 vjeç dhe se 25% e grave i tradhtonin bashkëshortët e tyre.

Willy Pasini është psikologu dhe seksologu që ka studiuar më tepër mbi fenomenin e tradhtisë. Madje, në librin e tij “Psikologjia e tradhtisë”, ai ka shkruar mbi rastet dhe personat e mundshëm. Nevoja për dashuri, – shkruan autori, – si dhe frika nga plakja, janë arsyet kryesore që çojnë në tradhti, sepse në fakt, tentativat janë të shumta kur bëhet fjalë për të riforcuar një identitet seksual konfuz. Ja se cilët janë tipikët dhe tipologjitë e një tradhtari sistematik, sipas Pasinit:

Tradhtari i shkëlqyer

Për mashkullin ose femrën që tradhton, momenti i joshjes është gjithçka, një akt jetësor, tamam si një frymëmarrje. Joshësi gjen kënaqësi nëse bën për vete, josh seksualisht dikë, sidomos nëse është më i ri, e mbi të gjitha nëse loja merret vesh nga të gjithë.

“Shkelësi”

Për këtë lloj tipi kënaqësia e vërtetë është ajo e ndaluar. Raportet e vërteta e sidomos ato të zyrtarizuara e mërzisin, ndaj ai lodhet dhe kërkon për diçka të re.

I varuri seksualisht

Është ai person që, nëse tradhton, arsyeja e parë që e shtyn është dëshira e fortë seksuale. Te ai, libidoja, e thënë ndryshe uria seksuale, është më e zhvilluar. Ai ka një dëshirë të pakontrollueshme për marrëdhënie seksuale, ndaj dhe pasionin e ndien vetëm fizikisht.

Rastet kur tradhtojnë burrat e martuar

Burrat është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre. Ka nga ata të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes ‘chat’-it, deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë një marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës. Bashkëshortët kanë më tepër mundësi të jenë tradhtarë “serialë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat