Parashikimi i yjeve për muajin maj, cilat janë shenjat më me fat të Zodiakut

Life style

Parashikimi i yjeve për muajin maj, cilat janë shenjat më me fat të Zodiakut

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Astrologia Meri Shehu ka vijuar pasditen e sotme nga programi "Rudina" në Tv Klan, me renditjen e fatit gjatë muajit maj për shenjat e Horoskopit. Edhe njëherë, ajo thekson se ngjarja e rëndësishme e prapavijës së Mërkurit do të prekë katër shenja, por duhet të rikujtojmë se është një planet që na nxit t’u rikthehemi disa çështjeve që nuk i kemi shqyrtuar mirë.

Mërkuri që në datën 10 maj kthehet i kundërt do të ndikojë fuqishëm te Virgjëreshat, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Janë 4 shenjat e para që do ta marrin më shumë këtë ndikim.

12. Bricjapi

Shenjë kardinale që vjen në këtë pozicion, sepse Mërkuri i kundërt u sjell probleme me punën e shëndetin. Duhet ta marrin me qetësi këtë periudhë dhe të mbarojnë punët prioritare, nuk duhet të bëjnë ndryshime të herëpashershme. Jupiteri në Maj, nga shenja e Peshkut në datën 11 hyn në Dash dhe ndryshon energjia e planetit. Në shenjën e Bricjapit do sjellë disa strese në jetën familjare që lidhen me zgjerimin e saj, pronësinë e përbashkët apo bashkëjetesën. E gjithë kjo u sjell stres dhe duke qenë tipa të përmbledhur nga ky zgjerim i Jupiterit në Dash, i cili është luftarak dhe me shpërthime emocionale, mund të mos iu shkojë dhe nuk do ndihen rehat.

11. Demi

Kaluan një eklips diellor, hëna e re jep më shumë optimizëm, por janë në një moment kritik. Do ndryshojë jeta personale e familjare dhe do kenë gjëra tërësisht të reja nga ç’kanë patur. Urani në shenjën e tyre nuk do i lërë gjërat të sigurta, të parashikueshme. Mërkuri i kundërt në Binjak rikthen çështjet ekonomike që do kërkojnë vëmendjen e tyre për t’u stabilizuar që do hasin pengesa nga data 10 e tutje.

10. Virgjëresha

Marsi në Peshk përballë shenjës së tyre gjatë muajit, pavarësisht lajmeve të mira ekonomike që do kenë, duhet të kenë kujdes me provokimet, përballjet dhe antagonizmin që mund t’u bëhet. Ndihen sikur janë gjithnjë në pritje të një ngacmimi apo të vendosur në qendër të vëmendjes ndaj duhet ta kenë kujdes. Mërkuri i kundërt sjell diçka lidhur me karrierën, një punë nga e kaluara që mund t’i sjellë fat me rikthimin e saj. Të gjithë ata që tentojnë të rregullojnë diçka lidhur me karrierën, për ta vendosur në nivel tjetër dhe riparë atë ku janë, do të jetë një sinjal shumë i mirë që ta bëjnë këtë gjë deri në datën 24 maj me mençuri dhe kujdes.

9. Akrepi

Një nga shenjat e qëndrueshme dhe vijnë të dytat në radhë që do ta kenë të vështirë muajin Maj. Hëna e plotë në datën 16 goditet nga Saturni dhe do ketë disa pesha. Akrepët e 10-ditëshit të dytë, futja e Jupiterit në Dash që është evenimenti kryesor do i prekë dhe do kenë një punë shumë të gjatë që duhet të rendin shumë. T’i  japin vëmendje edhe shëndetit.

8. Binjakët

Mërkuri kthehet i kundërt dhe shumë plane e projekte të tyre duhet të rishikohen. Komunikimi ose avancimi në planet e reja duhet të jetë pas datës 10. Puna e shëndeti fillojnë marrin një lloj stresimi. Jeta sociale do jetë shumë flirtuese dhe çfarë nuk shkon mirë në punë do e kompensojnë në dashuri.

7. Peshorja

Do ketë Jupiterin përballë. Disa mund të ndahen në çift por disa edhe mund të martohen, ndaj janë dy kahe ekstreme. Çështjet ekonomike kanë shumë rëndësi sepse eklipsi në Akrep do ta prishë pak ekuilibrin e tyre. Çështjet e jashtme, kontaktet dhe çështjet ligjore t’i shohin me kujdes.

6. Peshqit

Nga shenja më me fat kalojnë në një ekuilibër, sepse do merren shumë me çështjet ekonomike dhe do kenë  pengesa rrugës. Marsi në shenjën e tyre i bën pak konfliktualë, të ashpër e posesivë dhe do nxjerrin një lloj peshkaqeni më të fuqishëm, ndaj do shohin sa të fuqishëm apo sa do mbështeten me shpatulla pas murit. Ata që kanë marrëdhënie me Peshqit nuk duhet të veprojnë kështu me ta, sepse mund të hasin një reagim të papritur.

5. Luani

Afërdita dhe Juptieri në Dash i japin çlirimin e bukur të dashurisë, hapen dritare e mundësia, një fushë me lule për ta. Luanët e lindur në 10-ditëshin e dytë kanë pengesë Hënën e plotë në Akrep që do jetë një rrëmujë në çështjet familjare, të cilat nëse nuk janë të qarta t’i shohin mirë.

4. Ujori

Janë me fat, sepse Mërkuri i kundërt nuk i prek shumë. Ujorët e 10-ditëshit të dytë me Hënën e plotë në Akrep do tentojnë të ndryshojnë fatin e tyre lidhur me martesën apo karrierën. Kanë marrë shumë tentativa të mira lidhur me çështjet ekonomike. Do marrin e do japin shumë mesazhe, do jenë ekspresivë, strategë e do jenë në lëvizje. Të kenë kujdes rikthimet erotike në jetën e tyre të personave nga e kaluara që nuk i kanë zgjedhur me shumë kujdes dhe nuk kanë thënë fjalën e fundit.

3. Shigjetari

Një nga shenjat më erotike në Maj, Jupiteri e Afërdita në Dash i çliron nga çdo zinxhir që i ka bllokuar. Do kenë probleme në martesë sepse Mërkuri i kundërt i përball me  probleme.  Marsi në Peshk, antagonizmi do jetë i madh. Të shijojnë gjërat e mëdha por të mbrojnë krahët përpara se të sulmojnë përpara.

2. Gaforrja

Jupiteri dhe Afërdita janë në Zenith dhe do kenë shumë publicitet, do merren me karrierë, do bien në sy dhe do avancojnë në plane e projekte. Mund t’iu jepet dhe mundësia të bëjnë histori. Nëse janë të përmbajtura mirë, nëse jo do të djegin gjithçka e do e rindërtojnë prapë.

1. Dashi

Afërdita ka hyrë në shenjën e tyre dhe Jupiteri, planeti i fatit do i ndihmojë. Do merren me çështjet ekonomike sepse janë problematike dhe komunikimi me njerëzit e afërt. Duhet të japin mesazhe të qarta sepse një ndërlikim mund t’i kthejë punën mbrapsht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat