Si ndryshon jeta pas lindjes së fëmijëve, rrëfimi i sinqertë i një nëne që nuk duhet ta humbni

Life style

Si ndryshon jeta pas lindjes së fëmijëve, rrëfimi i sinqertë i një nëne që nuk duhet ta humbni

Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:19
Ilustrim

Mel Watts ende nuk di ta shpjegojë atë që ka ndodhur. Si ajo dhe i shoqi kanë lejuar, që me ardhjen e fëmijëve, të shndërrohen në shokë apartamenti? Pa asnjë gjurmë romanticizmi, emocioni, intimiteti. Në një postim të sinqertë e të pazbukuruar në Facebook, mamaja ka treguar ndryshimet që ka sjellë prindërimi në martesën e saj. Dhe si, pas të gjithave, ia vlen mundimi për ta bërë këtë udhëtim së bashku.

Burrë. Grua. Shokë dhome?

Nëse dikush do ma kishte thënë vite më parë që marrëdhënia ime do të ndryshonte një ditë, do të kisha qeshur dhe do kisha thënë “në asnjë mënyrë”.

Po e shkruaj këtë nga një pjesë e thellë e zemrës. Mbrëmë, u shtrita duke qarë megjithëse nuk kisha arsye, okay, nuk është që nuk kisha fare, vezoret kishin festën e tyre mujore. 

Ai po nxirrte lodhjen e javës duke gërhitur dhe unë isha plotësisht e zgjuar duke menduar për të gjitha gjërat që bënim dikur. Sa ndryshe ishim! Isha shumë e nevrikosur me të që kishte ndryshuar. Isha shumë e nevrikosur me veten që kisha ndryshuar. Nuk është faji i askujt. Është thjesht një çast në jetët tona kur unë mund të them “nuk është e gjitha fushë me lule dhe lodrash sexy”.

Netët jashtë kanë mbaruar.

Motelet nuk ekzistojnë më.

Surprizat e fundjavës janë zhdukur, nuk mund t’i përballojmë më.

Veshjet e reja intime …. Krejtësisht jo praktike.

Dushet e gjatë të nxehtë tani janë të vakët dhe ne lëmë turnin e kujdesit për fëmijët gjatë tyre.

Netët e vona tani janë net me kurrizin ngjitur në shtrat duke shpresuar që do ngrihet tjetri kur të qajë fëmija.

Mesazhet sesa duheshim dhe pse. Tani janë “Zemër më erdhën periodat, merr ca peceta, me krahë anash. Magnum me lajthi, jo nga ato mini-t sepse më duhet të ha tre, ndërsa mund të ha vetëm dy të mëdha. Dhe çfarë të duash për vete dhe fëmijët për darkë. Nuk kam fuqi për të gatuar.”

Spray abronxues dhe depilimi brazilian tani janë vetëm për ditëlindje, net jashtë dhe ndoshta, sepse thjesht më vjen keq për të.

Fëmijët janë punë e vështirë. Ata ndryshojnë gjithçka. Disa ia dalin ta mbajnë situatën nën kontroll, të tjerë, si ne, e kanë të vështirë të gjejnë ekuilibrin.

Fëmijët janë bërë përparësia numër një dhe në një pikë ne duhet të mësojmë ta vendosim marrëdhënien mbi majën e asaj liste prioritetesh. Mendoj që më vonë mund të ndodhë. Duhet të lësh të kalojnë këto kohë të vështira, për të mbërritur atje. Nuk është që është vetëm e vështirë, është ndryshe. Dhe ndonjëherë ndryshe është vështirë.

Gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar për keq?

Është angazhim.

Është përmbushje dëshirash.

Është frustrim.

Është përsëritje.

Është një kapitull i ri në jetët tona.

Unë e di që nuk kalojnë të gjithë njerëzit përmes kësaj, por unë po. Mendoj që është normale dhe gjithashtu mendoj që nuk mund të jem e vetme. Me siguri ka njerëz të tjerë që ndihen njëlloj.

Ka humbur romanca?

Nëse dikush do më pyeste sot “A ka ndryshuar marrëdhënia juaj me kohën?” Unë do përgjigjesha: Po. Asgjë nuk do jetë e thjeshtë përgjithmonë. Asgjë nuk do ngelet njëlloj. Dhe nuk ka problem. Jeta është e gjitha ndryshim. Është të bashkohesh dhe të qëndrosh bashkë në të mirë, në më pak të mirë dhe në fëmijë.

Kur të ndalosh së krahasuari vetet tuaja me vetet e dikurshme, do të jetë më e thjeshtë. Kur të flisni me njëri-tjetrin për këtë, do të kuptoni që ndiheni të dy në të njëjtën mënyrë. Sigurisht, është shqetësuese dhe sigurisht është e frikshme. Askush nuk e pëlqen ndryshimin dhe askush nuk pret të ndryshojë, por si çdo gjë në jetë, marrëdhëniet ndryshojnë.

Vijnë thinjat dhe netët pa seks. Pa raund të dytë dhe asnjë veshje të ngushtë.

Por nuk do doja të plakem e të fishkem me asnjë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat