​Sa zgjat pasioni në lidhjen e çifteve?

Life style

​Sa zgjat pasioni në lidhjen e çifteve?

Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në fillim të lidhjes ndjejmë pasion për partnerin, por ai zhduket me kalimin e kohës.

Është krejt normale që pas një kohe të mos jeni më i dashuruar, por ajo që duhet të ndodhë është që dashuria e vërtetë për atë person dhe pranimi me të gjitha papërsosmëritë vijnë në vend të dashurisë.

“Fluturat” në stomak, të cilat janë të kudogjendura në ditët e para të një lidhjeje, për fat të keq, nuk zgjasin përgjithmonë. Por çfarë është në të vërtetë ajo ndjenjë e të rënë në dashuri?

Hormonet që janë përgjegjëse për rritjen e papritur të emocioneve luajnë një rol të madh. Testosteroni dhe estrogjeni stimulojnë dëshirën, dopamina, norepinefrina dhe serotonina krijojnë tërheqje dhe oksitocina dhe vazopresina forcojnë lidhjen, thotë shkencëtarja pranë Harvard-it, Catherine Wu,.

Hulumtimet e publikuara në revistën shkencore Frontiers in Psychology kanë treguar se çiftet priren të dalin nga faza fillestare e lidhjes pas një mesatare prej 6 muajsh.

Shkencëtarët shpjegojnë se edhe pse dashuria është emocionuese dhe e bukur në fazat e hershme, ajo është edhe stresuese, sepse nuk e njeh mirë partnerin dhe nuk je ende i sigurt për ndjenjat.

Çfarë vjen pas rënies në dashuri?

Sipas shkencëtarëve, faza e dytë, pas pasionit fillestar, e cila zgjat rreth katër vjet, është “dashuria pasionante”, në të cilën zakonisht ruhet pasioni dhe intimiteti i shtuar. Pas kësaj, pra, që nga viti i pestë i lidhjes, dashuria pasionante ia lë vendin miqësisë – kështu pasioni ulet, por lidhja, intimiteti dhe ndjenja e komunitetit arrin kulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat