Çfarë kuptim ka vdekja në ëndrra?

Life style

Çfarë kuptim ka vdekja në ëndrra?

Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Si fillim duhet të dini që s'ka vend për panik nëse dje në ëndërr patë sikur ndërruat jetë ju apo ndonjë prej të afërmve tuaj. Një ëndërr me vdekje nuk është paralajmëruese e një dukurie të tillë. Nëse zgjoheni dhe pyesni mamin ose gjyshen, me siguri keni marrë si përgjigje: "Nuk ka asgjë, të shtohet jeta", por ndoshta keni nevojë për një sqarim më me detaje se kaq. 

Nëse patë në ëndërr sikur ishit ju ai/ajo që ndërruat jetë:

Asgjë për t'u shqetësuar, por kujtoni pak mënyrën sesi vdiqët në ëndërr. Nëse ishte një vdekje e dhunshme kjo tregon që duhet të jeni pak më të kujdesshëm në jetën tuaj ndaj gjërave që ju ndodhin. Nëse vdekja ishte e paqtë, merreni si simbol që përfaqëson ndryshimin, rritjen, zgjimin shpirtëror. Një ëndërr e tillë tregon se po përpiqeni të harroni dikë apo një eksperiencë të hidhur, pra keni nevojë të hiqni dorë dhe të lini pas diçka të shkuar. 

Po nëse shihni në ëndërr vdekjen e një prej familjarëve tuaj?

Një ëndërr si kjo, sado e pakëndshme duhet injoruar. Me siguri thjesht do t'ju inkurajojë për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Mendoni pak çfarë ka qenë në mendjen tuaj kohët e fundit dhe çfarë ju ka shqetësuar para se të shihnit ëndrrën.

Ç'kuptim  ka nëse ju del gjumi fiks para se të ndërronit jetë në ëndrrën që po shihnit?

Kjo lloj ëndrre tregon se po përpiqeni të zbuloni diçka në jetën tuaj. Nëse mbani mend diçka nga dialogu i zhvilluar në ëndërr merreni si shenjë që ju ndihmon për të bërë një zgjedhje apo për të marrë një vendim të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat