Pse kemi më pak peshë në mëngjes

Life style

Pse kemi më pak peshë në mëngjes

Më: 15 maj 2022 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Nëse qëndroni në peshore menjëherë pas zgjimit, me siguri do të vini re se pesha juaj trupore është më e ulët.

Ndryshimi ditor i peshës është normal. Mund të varet nga ajo se çfarë dhe sa keni ngrënë, pirë, ushtruar apo edhe fjetur.

Pesha e një të rrituri mesatar mund të sillet nga 2 deri në 3 kilogramë në ditë, gjë që ndikohet edhe nga mbajtja e ujit.

Megjithatë, a keni vënë re se keni peshën më të vogël në mëngjes?

Pesha e trupit në mëngjes

Pesha më e vogël është në mëngjes, kur zgjohemi. Kjo ndodh sepse trupi është pak i dehidratuar në këtë pjesë të ditës.

Kjo shpjegon se si mbajtja e ujit mund të çojë në peshë më të lartë trupore.

Trupi ynë djeg kalori dhe derisa ne flemë, ai stimulon funksionet themelore të trupit si frymëmarrja ose djersitja, të cilat gjithashtu dehidratojnë trupin.

Pra, dehidrimi është një nga arsyet kryesore pse kemi peshë më të ulët në mëngjes para se të hahet dhe pihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat