Gabimi më i madh që po bën sa herë depililohesh

Life style

Gabimi më i madh që po bën sa herë depililohesh

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:33
Ilustrim

Mund të kesh vite të tëra që depilohesh me mënyrën më të thjeshtë të mundshme, me brisk, dhe ndoshta mendon se tanimë e ke përvetësuar mjaft mirë. Por ka të tjera që akoma nuk ia kanë arritur. Shumë herë ndodh që lëkura pritet dhe gjaku nuk pushon, aq sa lë edhe shenja, apo raste të tjera kur nxiton dhe të duhet të depilohesh mbi lëkurën e thatë – edhe më e rrezikshme. Dakord, makina e rrojës mund të ndikojë (pas shumë përdorimesh), por nuk është vetëm kjo arsyeja.

Ka mbetur ende tabu një truk për depilimin e këmbëve që mund të mos e kesh ditur. Madje, arrin përtej paralajmërimit të nënave për të mos u depiluar në pjesën mbi gju (mund të mos e kesh kuptuar akoma këtë këshillë.)

Ndoshta mund të duket e pabesueshme, por ajo që nuk duhet të bësh sa herë depilohesh, sipas disa dermatologëve, është përdorimi i sapunit. Seriozisht! Duke përdorur sapunin si alternativë kremi për të siguruar një depilim më të mirë, në fakt nuk ke bërë gjë tjetër, veçse një depilim më të keq se ai në lëkurë të thatë: “Mos përdor asnjëherë sapun si krem depilues. Sado me nxitim që mund të jesh, largoje tundimin për të kaluar briskun mbi sapun, sepse kjo mënyrë nuk krijon lubrifikim të mjaftueshëm për një rrëshqitje të lehtë mbi lëkurë dhe ul kështu shanset për prerjen maksimale të qimeve",- këshillon dermatologia Ellen Gendler, M.D.

Kështu, nëse nuk ke krem debilimi, këshilla më e mirë është balsami i flokëve. Rezultatet do të jenë fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat