Pse është e vështirë të gjeni punonjës të mirë?

Life style

Pse është e vështirë të gjeni punonjës të mirë?

Më: 17 maj 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Biznesi juaj po rritet dhe është koha që të punësoni një apo dy punonjës. Ju hyni në internet për lista të punëve, pyesni shokët dhe familjen tuaj për rekomandime dhe ndoshta përdorni një rekrutues.

Ju vendosni shumë kohë dhe përpjekje për të tërhequr kandidatë, por sa aplikojnë? Ndoshta jo aq shumë sa keni shpresuar. Dhe, pas shikimit të rezymeve dhe vlerësimit të aplikacioneve, sa prej tyre kualifikohen për atë pozitë?

Kështu që, ju intervistoni aplikantët e kualifikuar dhe zgjedhni atë më të mirin, i cili me siguri ju zhgënjen në një pikë kur ju jeni të hutuar dhe të irrituar. Ju keni menduar se e keni përfunduar procesin e punësimit, por tani duhet të nisni nga fillimi.

Pse është e vështirë të gjeni punonjës?

Procesi i punësimit është thjeshtë një proces. Fatkeqësisht, mund të ketë pengesa në çdo fazë të procesit. Edhe një pengesë e thjeshtë mund të jetë e mjaftueshme që t’ju ndalojë nga punësimi i kandidatit të cilin doni t’a punësoni. Nëse procesi juaj i punësimit ka pengesa të shumta, atëherë gjasat e gjetjes së punonjësve të mirë zvogëlohen.

Më poshtë janë katër fazat më të rëndësishme të procesit.
– Tërheqja e kandidatëve të duhur për pozitën tuaj të lirë
– Mbajtja e atyre kandidatëve të angazhuar gjatë procesit
– Vlerësimi dhe zgjedhja e kandidatëve të duhur
– Mbyllja e marrëveshjes me të zgjedhurin

Nëse dështoni në njërin prej këtyre hapave, ju jeni në probleme, por nëse nuk gjeni kandidatin më të mirë për të filluar, keni dështuar tërësisht.

Kështu që ja disa këshilla se si të gjeni punonjës të mirë.

Prej nga t’ia filloj?

Njëra prej kompanive të mira, Top Echelon, së fundmi anketoi bazën e saj të konsumatorëve për të zbuluar se për çfarë ankoheshin klientët më së shumti. Pothuajse gjysma e tyre (45.8 përqind) treguan se ankesat më të mëdha të klientëve ishte se nuk kishin kandidatë të mjaftueshëm për të zgjedhur.

Sigurisht, ajo nga e cila me të vërtetë ankohen është se nuk kanë kandidatë të mjaftueshëm cilësorë për të zgjedhur. Kjo është çështje cilësie jo sasie.

Pra si të gjeni punonjës cilësorë, ata të cilët shndërrohen në punonjës të mirë?

Ju keni disa mundësi. Ju mund të keni një apo dy persona brenda organizatës tuaj për të tërhequr dhe gjetur kandidatë cilësorë. Ju gjithashtu mund të reklamoni pozitat e lira në internet, dhe ka shumë mënyra për të bërë këtë. Ose, ju mund të merrni një firmë rekrutuese me përvojë e cila është e specializuar në industrinë tuaj.

Çfarëdo që bëni, ju duhet të siguroheni se keni shumë kandidatë cilësorë. Sigurohuni se mund të jeni të lumtur me mundësinë tuaj të dytë apo të tretë.

Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të pajtoheni me mundësinë tuaj të tretë. Këtu janë katër këshilla që të siguroheni se nuk i largoni kandidatët tuaj të preferuar.

Shkruani njoftime të qarta të punës

Kërkesat e paqarta të punës dërgojnë në kandidatë të pakualifikuar ose jo cilësorë. Në sondazhin e Top Echelon, rekrutuesit identifikuan ‘’kërkesat jo të duhura të punës’’ si një problem në jetën e tyre profesionale. Kjo sepse kërkesat e paqarta ose të pa sakta e bëjnë më të vështirë për të gjetur kandidatë cilësorë.

Tregoni kërkesat e punës. Mos u bëni të paqartë duke thënë gjëra si ‘’Duhet të jetë në gjendje të punojë me të tjerët’’. Jini specifik. A do të ketë nevojë punonjësi të komunikojë dhe të marrë reagime nga klientët rregullisht? A do të ketë nevojë punonjësi të përfundojë projektet me një ekip më të madh në kompaninë tuaj? Mos lini kërkesat dhe pritshmëritë tuaja të paqarta.

Jini të vendosur

Gjatë hapave të procesit të punësimit, ju duhet të veproni shpejtë sepse kandidatët e cilësisë së lartë kërkohen shumë.

Në raportin e Top Echelon, ne zbuluam se pothuajse një çerek i kandidatëve të cilët refuzuan një ofertë pune bënë kështu për shkak se punëdhënësi u vonua shumë. Kështu që edhe nëse keni kandidatë premtues, ata me siguri do të largohen nga procesi juaj i punësimit nëse jeni shumë të ngadalshëm. Mos bëni pushime të gjata në mes të komunikimit me kandidatë. Kaloni nga një pjesë e procesit tuaj në pjesën tjetër sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kini pritshmëri të arsyeshme

Ju ndoshta po i injoroni kandidatët e shkëlqyeshëm për shkak se mendoni se ‘’kandidati i përsosur’’ ekziston. Harroni ‘’përsosmërinë’’. Ju dëshironi kandidatë të mirë të cilët do të shndërrohen në punonjës të mirë. Ju dëshironi kandidatë të mirë të cilët do të rriten në pozitë dhe do të bëhen punonjës të shkëlqyeshëm.

Unë kam punësuar kandidatë të mirë të cilët nuk kanë pasur përvojë brenda industrisë së kompanisë time, dhe ata janë zhvilluar në pikën ku ata drejtojnë në mënyrë të suksesshme departamente të rëndësishme. Ata nuk ishin të përsosur, por kishin shumë potencial. Nëse punësoni me inteligjencë, ju gjithashtu mund fitoni diamantë për organizatën tuaj.

Ofroni pagë të arsyeshme

Në sondazhin e Top Echelon, 29.7 për qind e kandidatëve të cilët refuzuan një ofertë pune thanë se e bënë këtë për shkak se paga ishte shumë e ulët. Në të kundërtën, 17.9 përqind e punëdhënësve thanë se kandidatët kanë ‘’pritshmëri joreale të pagës’’.

Ne për momentin jemi në një treg të kandidatëve. Kjo do të thotë se kandidatët kanë më shumë tërheqje gjatë procesit të punësimit kur vendosin kompensimin dhe përfitimet.

Për të fituar kandidatët më të kualifikuar, ju duhet të ofroni një pagë konkurruese dhe një pako përfitimesh. Ju duhet t’u ofroni kandidatëve atë që dëshirojnë, ose të paktën të tentoni të gjeni një mes. Kështu mbyllni marrëveshjen. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ju mund të humbisni një kandidat të mirë për shkak të një konkurrenti i cili paguan më shumë.

Ka shumë sfida dhe pengesa kur vjen puna te punësimi në tregun e sotëm konkurrues. Gjëja e fundit që duhet të bëni si një punëdhënës është të rrisni këto pengesa.

Punësimi i punonjësve të mirë nuk është aq i vështirë sa duket. Ju vetëm duhet të jeni të përgatitur për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t’i punësuar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat