Ja pse të heqësh dorë nga një inat, të bën mirë për shëndetin

Life style

Ja pse të heqësh dorë nga një inat, të bën mirë për shëndetin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Një autor me emrin Lewis B. Smedes ka thënë: “Të falësh do të thotë të lirosh një të burgosur dhe të zbulosh se i burgosuri ishe ti”.

Shumë eksperimente mbështesin se ka nga të gjitha llojet e përfitimeve fizike, mendore që vijnë nga zgjedhja e të falurit dikë që mund të të ketë ofenduar ose lënduar.

Pra, po sikur të jeni përpjekur të falni, por ju duket sikur zemërimi që keni thjesht nuk do të largohet? Si mund t’ju ndihmojë dikush që ju lëndon?  Siç do ta shihni, falja mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj në mënyra që nuk i kishit parashikuar.

“Falja” mund të rrisë imunitetin tuaj

Ka studime që mbështesin se kur falni dikë që ju ofendon, mund të ulni nivelet e stresit që ndonjëherë dobësojnë imunitetin tuaj. Në fakt, ka edhe kërkime që thonë se falja mund të forcojë sistemin imunitar të individëve që janë diagnostikuar me HIV. Dhe çdo gjë që mund t’ju ndihmojë të mbani larg sëmundjen është padyshim diçka që ia vlen ta provoni, apo jo?

“Falja” qetëson sistemin tuaj nervor

Me fjalë të tjera, kur mbani mëri, jo vetëm që rritet presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës, por mund t’ju pengojë gjithashtu të ndiheni të qetë dhe të relaksuar. Problemi është se kur presioni dhe rrahjet e zemrës suaj janë të ngritura, mund të çojë në një atak në zemër, goditje në tru, një aneurizëm apo edhe çmenduri (nëpërmjet Mayo Clinic).

Mosfalja mund të dëmtojë shëndetin tuaj në mënyra që ndoshta nuk i keni menduar kurrë më parë – mënyra që janë potencialisht mjaft serioze.

Të mos mbajturit mëri mund të zvogëlojë nivelet tuaja të ankthit

A e dini se mbi 40 milionë njerëz brenda Shteteve të Bashkuara përballen me çrregullime ankthi? Disa nga simptomat fizike përfshijnë djersitje, gulçim dhe pagjumësi, ndërsa disa nga ato emocionale përfshijnë nervozizëm, shqetësim dhe një preokupim për ta parë jetën nga një perspektivë “gotë gjysmë bosh”.

Ndërsa ankthi mund të shfaqet në forma të ndryshme (duke përfshirë çrregullimet e panikut dhe fobitë), nëse ka një gjë të cilën e duan të gjithë, janë mënyrat për të ulur ankthin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka një studim i cili mbështet se kur fal dikë, kjo ndihmon për t’ju qetësuar, gjë që zvogëlon nivelin tuaj të ankthit gjatë procesit. “Psychology Today” thotë se pasi falni dikë, ju prireni të ndiheni më pak nervoz dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat