A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

Life style

A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

Më: 22 maj 2022 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e çarçafëve të përgjakur, dëshmi e humbjes së virgjërisë së nuses. Zakon i vjetruar dhe i bazuar në një besim te gabuar: Gjatë marrëdhënies së parë seksuale jo gjithmonë gruaja ka gjakrrjedhje!

Këtë e thonë të gjithë mjekët,kudo në Botë. Pavarësisht këtij fakti të pakundërshtueshëm, veçanërisht në vendin tonë,në një pjesë të madhe të popullsisë ende qëndron i gjallë mentaliteti i vjetër.

Gjakrrjedhja është pasojë e çarjes së himenit, nëse kjo ndodh, ju do të vini re disa pika gjaku të kuqe, rrjedhja ndalon vetë në një kohë të shkurtër, por mund të përsëritet në raportet e mëvonshme, veçanërisht në qoftë se pozicioni ndryshon.

Por meqenëse kjo cipë furnizohet shumë pak nga enët e gjakut, ka mundësi që të mos ketë asnjë humbje gjaku.

Konsistenca, forma dhe shkalla e elasticitetit të membranës ndryshojnë nga një grua në tjetrën, nëse cipa e virgjërisë është e ngurtë, ajo priret të cahet menjëherë, por kur ajo është shumë elastike mund të zgjerohet pa u carë.

Madje disa vajza nuk e kanë cipën e himenit të zhvilluar ,formuar plotësisht ose ajo i është carë që më parë, gjatë kohës së praktikimit të sporteve të ndryshme,ngarjes së bicikletës,kalërimit,etj.

Edhe dhimbja nuk është një rregull. Ndodh vetëm në qoftë se femra nuk është e relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm: muskujt e murit vaginal rrijnë të kontraktuar dhe mukoza është pak e lubrifikuar, si rrjedhojë depërtimi bëhet i vështirë, rrjedhimisht i dhimbshëm. Përndryshe më së shumti ndihet një siklet i lehtë.

Nëse gjakrrjedhja nuk është sinonim i Virgjërisë ( ekzistojnë ndërhyrje kirurgjikale të cilat e bëjnë të mundur “pergjakjen e carcafëve” edhe pas shumë vitesh eksperiencë),e kundërta,pra mungesa e gjakut, nuk do të thotë aspak se një femër nuk është e virgjër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat