7 pyetje psikologjike që do ju ndihmojnë të ‘lexoni’ këdo

Life style

7 pyetje psikologjike që do ju ndihmojnë të ‘lexoni’ këdo

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Fusha e psikologjisë gjithnjë e më tepër ka ngjallur interesin e njerëzve dhe sa mirë për këtë. Tani nuk jemi këtu për të bërë rolin e psikologut – pasi dikush tjetër këtë e bën më mirë sesa ne – megjithatë disa pyetje mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për njerëzit që ju rrethojnë.

1. A do ta hapje një zarf që ka brenda datën e vdekjes tënde?

Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, mund të kuptoni më shumë për një person si edhe për qëndrimin e tij ndaj jetës në përgjithësi.

2. A do ta kishe mik veten tënde?

Këtu mund të kuptoni për vetëvlerësimin, pikat e forta dhe të dobëta si edhe sa interesantë janë.

3. Çfarë bëni ti ndryshe nga të tjerët?

Me këtë pyetje mund të kuptoni vetëvlerësimin e një personi, sensin e humorit, nivelin e çmendurisë tek ai dhe sa unik është personaliteti që ka.

4. Nëse gratë dhe burrat do të jetonin në 2 planetë të ndryshëm, çfarë do të ndodhte me të dy këta planetë?

Këtu mund të kuptoni nëse ky person është i prirur ndaj të menduarit përmes stereotipeve apo sa logjik ka.

5. Nëse bëni një krim për të ushqyer fëmijën e uritur, a jeni person i keq?

Kjo pyetje do të tregojë standardet morale të një personi dhe qëndrimin ndaj familjes.

6. Nëse lumturia do të ishte paraja, cila do të ishte puna jote?

Këtu mund të kuptoni shpresat dhe ëndrrat e një personi dhe çfarë mendon se i mungon në jetë.

7. Nëse partneri/ja nuk e merr vesh kurrë se e keni tradhtuar aksidentalisht, a do t'i tregonit?

Përgjigja tregon standardet morale të një personi dhe qëndrimin ndaj njerëzve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat