Çfarë është dashuria? Eduardo Galeano e ka shpjeguar më së miri

Life style

Çfarë është dashuria? Eduardo Galeano e ka shpjeguar më së miri

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria na dallon kushdo.

Sytë thellësisht të mavijosur kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojëtëpapërmbajtur për të thënë marrëzira. 

Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”. Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot. Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë. 

Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës së Shenjtë dhe përbetimit të shtrigave. Nuk ka dekret qeveritar qëmund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, tëgarantuara e gjithçka tjetër”. – Eduardo Galeano

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat