Rëndësia e babait në jetën e vajzës

Life style

Rëndësia e babait në jetën e vajzës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Është fakt që babai është burri i parë që ka takuar dhe dashuruar një grua. Ndikimi i babait në jetën e një vajze është vendimtar dhe aq i rëndësishëm sa çdo marrëdhënie e ardhshme me seksin e kundërt projektohet përmes kësaj përvoje.

Sjellja e babait ndaj nënës por edhe ndaj vetë vajzës do të jetë modeli i sjelljes që ajo do ta konsiderojë normale në të ardhmen nga meshkujt. Imazhi që vajza do të krijojë për veten varet në një masë të madhe nga qëndrimi i babait të saj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ajo të marrë pranimin, butësinë dhe dashurinë që i nevojitet në këtë moshë kritike nga babai i saj.

Në këtë mënyrë, ajo do të ndihet e sigurt dhe do të jetë në gjendje të krijojë një vetëvlerësim të fortë. Ndaj kuptojmë se cilësia e marrëdhënies së vajzës me babain përcakton edhe cilësinë e marrëdhënies që ajo do të ketë në të ardhmen me seksin e kundërt në përgjithësi.

Babai përmes rolit të tij të rëndësishëm plotëson nënën në formësimin e personalitetit të fëmijës si dhe ekuilibrin e tij psiko-emocional. Në trekëndëshin e familjes, baba, nënë dhe fëmijë, ne të gjithë kalojmë të gjitha rolet dhe marrim mësime shumë të rëndësishme, si të jemi baballarë, nëna, bashkëshortë, miq, vajza dhe djem. Të gjitha këto marrëdhënie janë të dyanshme dhe nëpërmjet tyre ne zbulojmë veten dhe evoluojmë, siç është në të vërtetë edhe qëllimi i jetës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat