Një jetë ku nuk lihen gjurmë për t’u mbajtur mend gjatë, është shumë më e frikshme se vdekja

Life style

Një jetë ku nuk lihen gjurmë për t’u mbajtur mend gjatë, është shumë më e frikshme se vdekja

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

“Një mbrëmje, e mbaj mend që ishte data 2 qershor, më çuan në spitalin pranë shtëpisë sime në Romë. Atje takova mjekun më të rëndësishëm për mua. Diagnoza që më vendosi, nuk ishte aspak e mirë. Nuk doja ta pranoja dhe as dua ta përmend. Kur dola nga zyra e tij, gjëja e parë që bëra, ishte të kërkoja nëinternet për atë sëmundje dhe jam trembur. 

Mjeku më sugjeroi një terapi tepër të rëndësishme, por që kishte funksionuar vetëm në një përqindje tëvogël tërasteve. Unë vendosa të mos e ndiqja, sepse as e pranoja atë diagnozë. U nisa për në Pantelleria. Isha shumë e gjallëruar në atë verë, për shkak se merrja doza të caktuara kortizonikësh. Pikturoja, ndihesha mirë dhe herë pas here mundohesha t’i përgatisja për më të keqen fëmijët e mi. Koha kaloi dhe situata u përkeqësua. U bëra sërish keq dhe më çuan me urgjencë në Romë, ku nisa edhe terapinë e sugjeruar nga mjeku i mëparshëm. 

Kur nuk mundesha dot të ecja, as të çohesha nga shtrati, telefonoja fëmijët e mi në Skype për të qëndruar sa mëgjatë me ta dhe e kapur fort pas jetës. Hap pas hapi, ia dola. Ajo sëmundje më bëri të kuptoja se nuk duhet tëkesh frikë nga vdekja. Frikë duhet të kesh nga një jetë e pakuptimtë. Nga ajo dhe vetëm nga ajo”. – Isabella Ferrari

Isabella Ferrari është një nga aktoret më të njohura italiane, e cila asnjëherë nuk e ka pranuar hapur se nga cila sëmundje ka vuajtur. Ama me fjalët e saj ajo ngre një tematikë mjaft delikate, frikën ndaj vdekjes. Vdekja ështënjë proces biologjik, pasi çdo gjë që lind, në fund do të vdesë. Është një fund i pashmangshëm. Sigurisht që jeta është një dhuratë tepër e çmuar, ama frikë duhet pasur pikërisht për jetën e pakuptimtë. Një jetë ku nuk arrihet diçka, ku nuk lihen gjurmë për t’u mbajtur mend gjatë, është shumëmë e frikshme se vdekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat