Pa siklete dhe shqetësime: Si të sillesh në pushimet e para me vjehrrën?

Life style

Pa siklete dhe shqetësime: Si të sillesh në pushimet e para me vjehrrën?

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Kur do dikë, duhet të shpenzosh kohë edhe me familjen dhe të afërmit e tij/ saj. Nëse të gjithë bashkë po planifikoni pushime familjare, lexo këtë artikull dhe e sigurt që do të jesh i/ e preferuari/ a i/ e vjehrrës.

1. Planifiko kohën

Ta kesh parasysh, do kesh shumë biseda me vjehrrën, ndaj mëso se ç'pëlqen ajo dhe planifiko ditët. Nëse ti do të marrësh rreze, por vjehrrës i është tekur për një vizitë nëpër qytet, parashtro dëshirën tënde dhe idenë gjeniale se mund t'i bësh të dyja.

2. Shmangu me lezet

Të duhet pak kohë edhe me personin e zemrës, sigurisht. Një date romantik buzë detit dhe një koktej vetëm me atë është perfekt. Për sa i përket vjehrrës, thuaji që vendi ku po shkoni ka vetëm rini dhe muzikë "upsi-dupsi" dhe do të të lërë të qetë.

3. Lëre të ndihet si profesioniste

Nëse po të kritikon mënyrën si bën punët, rregullon krevatin, apo lë valixhen, thuaji të të mësojë sepse ty të pëlqen shumë rregulli i saj. Kështu, do t'i bësh qejfin dhe me siguri do marrësh edhe një organizim falas. Një vjehrrë që merr komplimente është një vjehrrë e lumtur.

4. Mos ndrysho rutinën

Mos ndrysho zakonet e tua dhe të partnerit/ es. Gjithmonë merr kohë për veten dhe mendo në të mirën e përbashkët. Gjithashtu, vish ç’të duash dhe mos mendo se vjehrra po të gjykon, sepse nuk po e bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat