Doni t’ju rriten flokët shpejt? Shtoni këtë vaj në shampon tuaj

Life style

Doni t’ju rriten flokët shpejt? Shtoni këtë vaj në shampon tuaj

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Shpesh na ndodh të blejmë produkte të shtrenjta për kujdesin ndaj flokëve dhe të mos ngelemi të kënaqura me rezultatet. Blerja e produkteve të shtrenjta, që shpesh përmbajnë përbërje jo të besueshme dhe kimikate të ndryshme, jo gjithmonë është garanci se do të përmubushë pritshmëritë tuaja.

Në vend të tyre, mund të përdorni mjetet e mrekullueshme për bukurinë që natyra na jep me bollëk. Nëse keni probleme me flokë të hollë dhe të rrallë, zbokth ose rënie të flokëve, provoni një truk të vjetër me vajra esencialë.

Duhet të shtoni disa pika në shampon tuaj, të jeni të duruar dhe së shpejti do të vini re një ndryshim. Doza zakonisht është rreth 15 pika vaj esencial për 250 ml shampo.

Zbuloni se cili vaj esencial është ideal për flokët tuaj dhe rezultatin që dëshironi të arrini:

Livando – për të ruajtur shëndetin e skalpit dhe flokët e thatë;
Rozmarina – për rritje më të shpejtë të flokëve;
Trëndafili – për flokë me shkëlqim;
Pema e çajit – kundër zbokthit dhe ndihmon me flokët e lyera;
Kamomil – kundër akneve dhe inflamacionit të kokës;
Limoni – redukton sekretimin e yndyrës dhe parandalon që flokët të yndyrosen shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat