Pse dëshiron të punosh me ne? Mëso të përgjigjesh në këtë pyetje!

Life style

Pse dëshiron të punosh me ne? Mëso të përgjigjesh në këtë pyetje!

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 08:12
Ilustrim

Intervistuesit pothuajse gjithmonë pyesin pse dëshironi të punoni në kompaninë e tyre. "Pse doni të punoni këtu?", është një nga pyetjet më të shpeshta të intervistës. Nuk mjafton të thuash që puna duket e mirë ose kompania është e mrekullueshme. Është e rëndësishme të jeni të qartë se çfarë duhet t'i ofroni punëdhënësit nëse do të punësoheshit.

Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë

Hulumtoni kompaninë: Vizitoni ueb faqen e kompanisë dhe profilet në rrjetet sociale! Kontrolloni nëse kanë artikuj të publikuar në media, apo ndonjë intervistë të dhënë nga ndonjë pjesëtar i kompanisë! Duke qenë kaq të përgatitur jua mundëson të përgjigjeni në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë pyetje.

Lidhni aftësitë tuaja të punës me kompaninë: Bazuar në ato që i keni vërejtur nga hulumtimi i kompanisë, lidhni aftësitë tuaja me kulturën e kompanisë ose edhe me pozitën e punës në veçanti.

Jini të drejtpërdrejtë: Edhe pse duhet ta bëni ndërlidhjen e aftësive tuaja, mos ekzagjeroni!

Jini të shkurtër: Jini të shkurtër kur komentoni se çfarë bën kompania! Nuk duhet ta teproni dhe të thoni gjënë e gabuar gjatë intervistës.

Praktikoni dhe përgatituni: Përgatitini disa përgjigje për këtë pyetje dhe në fund ushtroni ato, përpara se të shkoni në intervistë!

Disa shembuj se si mund të përgjigjeni

Shembull: "Kjo kompani është e njohur për shërbimin që ka ndaj klientëve dhe produktet e saj. Mendoj që, përvoja ime në këtë fushë i përshtatet më së shumti profesionalizmi që e keni ju si kompani."

Është përgjigje e mirë sepse: Kjo përgjigje i tregon punëdhënësit që keni hulumtuar paraprakisht për kompaninë. Por, i tregon edhe që jeni një përshtatje e mirë për kompaninë.

Shembull: "Kompania juaj është e njohur për të mirat që ia sjell komunitetit. Unë kam më shumë se 10 vjet përvojë për t’i shërbyer komunitetit. Prandaj, mendoj që kjo më bën një ndër kandidatët më të përshatshëm për këtë pozitë."

Kjo është një përgjigje e mirë sepse: tregon që jeni në gjendje dhe i keni të gjitha aftësitë e mundshme për të shkuar në vijë të kompanisë. Përveç që keni hulutmuar rreth asaj se çfarë bën kompania.

Vërejtje: Është diçka e tmerrshme të kërkoni punë nga një kompani, e që në fakt nuk ia keni idenë se çfarë bën ajo kompani.

Shembull: "Sigurisht që e kam ditur më parë që jeni lider në këtë industri, por kur i vizitova faqet tuaja në rrjete sociale dhe i pashë komentet nga përdorues aq të kënaqur ma shtoi dëshirën të vija sa më shpejt në intervistë dhe ta tregoja veten."

Kjo është përgjigje mirë sepse: Tregoni që jeni shumë të entuziazmuar për të punuar në atë kompani dhe keni përshtypje aq të mira.

Çfarë nuk duhet të thoni?

Mos u fokusoni në përfitimet e kompanisë!

Mos flisni rreth pagës!

Mos filloni bisedë personale me intervistuesin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat