Cili është pozicioni juaj në dashuri?

Life style

Cili është pozicioni juaj në dashuri?

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Të qenit çift gjeneron shumë sjellje, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga një çift tjetër. Jeni miq e të dashur, jeni dashnorë pasionalë apo protektivë dhe të kujdesshëm të mos lëndoni partnerin? Çfarë lloj dashurie jeni dhe cili pozicion ju përfaqëson më shumë në çift? Përgjigjuni dhjetë pyetjeve të mëposhtme dhe hapni mendjen: ndoshta mund të keni nevojë të ndryshoni zakonet tuaja…

1. Në dashuri me partnerin jeni më shumë:

a) Një nënë, një motër, një mikeshë, një shoqe

b) Shtëpia e partnerit

c) Një pikë referimi

d) Gjysma tjetër e magnetit

2. Ju të dy lëshoni shkëndija: përse?

a) Duhemi çmendurisht

b) Dimë të mbrojmë njëri-tjetrin

c) Dimë të komunikojmë

d) Provokohemi mbi difektet tona, kjo gjë na bashkon

3. Çfarë do të thotë që të programoni një të ardhme së bashku?

a) Mendojmë si të ndërtojmë një familje bashkë

b) Ëndërrojmë së bashku dhe flasim mbi projektet tona

c) Për ne ka më shumë rëndësi e tashmja se sa e ardhmja

d) E ardhmja jonë është të realizohemi dhe pastaj të krijojmë diçka që të jetë vetëm për ne

4. A e doni ndryshimin si çift?

a) Jo shumë

b) Mjaftueshëm

c) Po

d) Aspak

5. Çfarë do të thotë të jeni çift?

a) Të respektojmë njëri-tjetrin

b) Të dëgjohemi

c) Të mërzitemi reciprokisht

d) Të mbrojmë njëri-tjetrin

6. Çifti juaj është më shumë:

a) Bukë dhe reçel

b) Akullore me çokollatë

c) Luleshtrydhe dhe shampanjë

d) Çokokrem

7. Kur jeni me miqtë, çfarë lloj çifti jeni?

a) Na pëlqen të kalojmë kohë me miqtë, sidomos me çifte të tjera

b) Adhurojmë shoqërinë, jemi gjithmonë të lirë për një darkë me miqtë dhe për të shëtitur së bashku

c) Për ne nuk ka dashuri pa miqtë: na pëlqen të rrimë me miqtë dhe të argëtohemi së bashku

d) Për ne është e rëndësishme të kemi miq të përbashkët për të dalë tëgjithë së bashku

8. Dashuria nuk është e bukur nëse nuk ka:

a) Sinqeritet

b) Grindje

c) Shkëmbim mendimesh

d) Mbështetje

9. Çfarë ka më shumë rëndësi kur jeni në shtrat bashkë?

a) Dialogu dhe shkëmbimi i mendimeve me njëri-tjetrin

b) Respekti dhe toleranca

c) Pasioni dhe eksperimentimi

d) Përkëdheljet

10. Çfarë mund ta rrezikojë marrëdhënien tuaj?

a) Përditshmëria

b) Nevoja e tepruar që keni për njëri-tjetrin

c) Grindjet

d) Mirëkuptimi i

MË SHUMË A

Ju të dy formoni një çift të qëndrueshëm. Keni çimentuar lidhjen tuaj që nga rrënjët, keni ndërtuar një marrëdhënie me ndërveprime të barabarta dhe keni ngritur më këmbë një projekt të përbashkët. Jeni pa dyshim në një pozicion shumë të fortë dhe e ardhmja juaj duket se është e sigurt dhe do t’i rezistojë kohës.

MË SHUMË B

Jeni një çift shumë i lidhur, me pak pyetje mbi të ardhmen, por me shumë dëshirë për të shijuar njëri-tjetrin në të tashmen. Shkëmbeni dashuri dhe pasion, nuk ju pëlqen banaliteti dhe jeni gjithmonë në kërkim të ndjenjave të forta. Ky pozicion që keni në lidhjen tuaj bën të mundur që ta shijoni në maksimum partnerin, shikoni njëri-tjetrin sy më sy, kapur për dore, me ritme të forta dhe duke zbuluar çdo ditë bukurinë e ndjenjave të bukura të dashurisë.

MË SHUMË C

Jeni një çift pasionant që ju pëlqen t’i largoheni skemave të zakonshme. Jeni pozitivë, të gjallë dhe mes jush ka një bashkëpunim të përsosur. Ju pëlqen të eksperimentoni, të vini lidhjen tuaj në diskutim, të grindeni dhe të pajtoheni. Jeni në një pozicion ku kufiri mes atij që dominon dhe është i dominuar ndryshon ditë pas dite. Nuk keni nevojë të jeni gjithë kohën bashkë apo që partneri të mos jua heqë shikimin, për të kuptuar se ju do pafundësisht.

MË SHUMË D

Ju të dy jeni një çift ku dominon ndjenja e mbrojtjes, shtëpisë, familjes. Dashuria juaj është e rrethuar nga ëmbëlsia dhe përkëdheljet. Ideja juaj është që të kujdeseni për njëri-tjetrin gjithmonë e pavarësisht çdo gjëje. Pozicioni juaj është ku kapeni pas njëri-tjetrit, trupat bashkohen dhe thjesht ktheni kokën për të gjetur sytë e partnerit tuaj. Një pozicion shumë intim, i cili ju ngjason më shumë me mbrojtjen e nënës dhe dashurinë e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat