Këto janë tri këshillat më të vlefshme për jetën, të cilat të gjithë duhet t’i kenë parasysh

Life style

Këto janë tri këshillat më të vlefshme për jetën, të cilat të gjithë duhet t’i kenë parasysh

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

“Së pari, rrethoje veten nga njerëz, sytë e të cilëve shkëlqejnë kur të kanë pranë. Së dyti, të ecësh ngadalëështëndonjëherë rruga më e shpejtë për të mbërritur atje ku dëshiron të mbërrish. Së treti, maja e një mali, ështëndonjëherë sa niveli i fundit të një mali tjetër, ndaj vazhdo të ngjitesh”. – Andre’ de Shields 

Ndonjëherë ne e humbasim kohën tonë duke mbajtur pranë vetes persona që nuk kanë vlerë në jetën tonë. Aktori na fton t’u qëndrojmë larg personave të tillë, dhe të mbajmë pranë nesh, vetëm ata që lumturohen teksa na shohin pranë. Nuk ia vlen ta shpenzojmë kohën tonë, me persona që nuk na falin diçka (nuk bëhet fjalë për dhurata materiale) shpirtërore. 

Nga ana tjetër, duke ecur ngadalë, ndonjëherë na duket shumë e largët pika e finishit. Kjo gjë mund të na demoralizojë përkohësisht dhe të na bëjë të ndihemi, sikur nuk po japim maksimumin tonë. Arritjet e mëdha realisht nisin me hapa të vegjël dhe nuk kemi arsye pse të ndihemi keq. Dështimet më të mëdha ndodhin nga “hapat gjigandë” dhe të gabuar.

Së fundmi, nuk duhet të kënaqemi me një arritje të caktuar. Përkundrazi, duhet ta nxisim veten të ecim përpara më fuqishëm drejt arritjeve më të mëdha. Sukseset tona nuk duhet të përfundojnë me një arritje tëvetme. Ajo duhet të jetë shtysa drejt arritjeve më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat