Si ta përmirësoni komunikimin në martesë?

Life style

Si ta përmirësoni komunikimin në martesë?

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Komunikimi i mirë në martesë është i domosdoshëm. Në fakt, është dallimi midis të qenit në gjendje të mbijetoni nga gjërat e vogla, si planifikimi i vaktit dhe mbajtja e fëmijëve deri tek gjërat e mëdha si vështirësia financiare dhe kënaqësia seksuale.

Mungesa e komunikimit që çon në konflikt dhe është një nga 3 shkaqet kryesore të divorcit. Shpesh çiftet me kalimin e viteve kanë tendencë të largohen nga komunikimi me njëri-tjetrin për shumë arsye dhe atëherë nis dhe lidhja e bëhet monotone, e mërzitshme dhe shpesh shkon deri në ndarje.

Ja disa gjëra që duhet të bëni që të ruani komunikimin dhe ta forconi atë, pasi është jetik për një martesë të lumtur:

Flisni sikur po ju përgjojnë – Mund t’ju duket si shaka por në fakt nëse flisni sikur dikush po ju regjistron apo përgjon do të tregoheni më të matur me fjalët tuaja dhe më të ulët më tonin e zërit. Kjo do të çoj në një komunikim më të gjatë, pa të bërtitura dhe kërcënime që e çojnë debatin në një tjetër nivel.

Jini të drejtpërdrejtë për atë që dëshironi – Mos kini frikë të shprehni atë që dëshironi dhe mos hamendësoni kurrë se partneri do e gjejë vetë atë. Të qenit i qartë për atë që ju nevojitet dhe dëshironi është e rëndësishme, sidomos në martesë, paqartësia kurrë nuk funksionon.

Mësoni edhe të dëgjoni partnerin – Komunikimi efektiv ka të bëjë edhe me dëgjimin e tjetrit në mënyrë që të arrini në një rezultat të kënaqshëm për të dy.

Mos mbani mëri – Bisedat është mirë të përfundojnë sa herë që nisen dhe të mbyllen aty. Nëse ju ja rikujtoni njëri-tjetrit një fakt sa herë që ziheni atëherë nuk keni arritur të zgjidhni gjë.

Kuptoni stilin e komunikimit të partnerit tuaj – Është e rëndësishme të kuptoni stilet e komunikimit të njëri-tjetrit. Në fund të fundit, mënyra sesi ndërveproni me njëri-tjetrin është ajo që ju jep të dyve fuqinë për të qenë produktiv dhe konstruktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat