6 shenja që tregojnë se në marrëdhënien tuaj ekziston anoreksia emocionale

Life style

6 shenja që tregojnë se në marrëdhënien tuaj ekziston anoreksia emocionale

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Në momentin që e gjeni veten të dashuruar pa asnjë kufi, personi me të cilin përballeni, mban një distancë emocionale. Nëse kjo që sapo përshkruam është e njohur për ju, atëherë ia vlen të mësoni se çfarë do të thotë “anoreksia e lidhjes”, në intimitet dhe në çdo emocion.

Sjellja e mësipërme shkaktohet nga frika e fortë ose më mirë fobia, si pasojë e së cilës personi që vuan prej saj, nuk mund ta lë veten të lirë, të dashurohet dhe të lidhet. Termi është përshkruar me vend, nga këshilltari i marrëdhënieve Dr. Doug Weiss, dhe tregon se si dashuria bie në prapavijë, kur na kaplon “anoreksia e intimitetit”.

Nëse ndiheni të vetmuar në marrëdhënien tuaj, ose partneri juaj është më shumë si shoku juaj i dhomës, është mirë t’i hidhni një sy shenjave të mëposhtme:

Është gjithmonë i zënë me diçka

Ai kurrë nuk gjen kohë për juve, dhe ju gjithmonë e takoni atë kalimthi. Kjo për shkak se ai po përpiqet të largohet nga angazhimi. Është e pamundur që ai të shpreh ndjenjat e tij, dhe kur ato shtohen, ai frikësohet aq shumë sa tërhiqet. Ju nuk jeni kurrë një prioritet për të dhe justifikimi që dëgjoni gjithmonë është se ai është shumë i lodhur. Kur ndodh kjo? Sa herë që shkoni të afroheni emocionalisht, dhe nuk është aspak rastësi.

Luan mirë “lojën e fajit”.

Kur partneri juaj flet për problemet në marrëdhënien tuaj, ai gjithmonë ju vë fajin. Është e qartë se në këtë rast ai vuan nga anoreksia e intimitetit, pasi nuk do ta pranojë kurrë gabimin e tij. Ai ju kritikon çdo herë, dhe nëse e akuzoni për diçka, ai përdor të gjithë mekanizmat, për t’u mbrojtur.

Ai refuzon të shprehë ndjenjat e tij

Ai kurrë nuk do t’ju tregojë se si ndihet. Ai e përvetëson çdo emocion, e mban të fshehur mirë, sikur do të sjellë tërheqjen e tij, ndërsa nuk ju pyet kurrë se si ndiheni. Ai i shmang me çdo kusht bisedat e tilla dhe kujdeset që veprimet dhe sjelljet e tij të mos i kalojnë kufijtë që ai ka vendosur.

Ai ju kritikon vazhdimisht

Ai beson se ju po bëni gjithçka gabim, ndaj ju kritikon vazhdimisht për gjithçka. Ai mendon se kritikat e mira do t’ju afrojnë. Ai shmang çdo shpërblim dhe kjo ka si rezultat, natyrisht, që vetëbesimi juaj të bjerë.

Zbaton metodën e heshtjes

Ai mbyllet në vetvete dhe preferon të jetojë në heshtje. Kjo do të thotë që kur është i zemëruar apo i mërzitur me ju, nuk do të ulet kurrë për ta diskutuar, por do të preferojë ta mbajë brenda, duke qëndruar i heshtur. Kjo është një nga mënyrat që ai përdor për t’ju kontrolluar emocionalisht dhe për të pasur dorën e sipërme në marrëdhënien tuaj.

Ai përdor para për t’ju kontrolluar

Kjo do të thotë se ai ju lejon të keni akses minimal në fondin tuaj të përbashkët, ndërsa nëse vëren ndonjë shpërdorim nga ju, ju qorton dhe ju bën të ndiheni shumë keq. Edhe pse ky tipar nuk është aq i zakonshëm sa më sipër, mund të jetë mjaft katalitik dhe fatal për marrëdhënien tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat