Sipërmarrësja: Pas të 40-ve, jeta intime është teknikisht perfekte

Life style

Sipërmarrësja: Pas të 40-ve, jeta intime është teknikisht perfekte

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:37
Teuta Doçi

Sipërmarrësja Teuta Doçi ka treguar se për të vitet e të 40-ave kanë qenë vitet më të bukura të jetës, ku sipas saj në atë moshë të gjitha ‘duhen fort’. Ajo tregon se për të kjo moshë ka qenë edhe mosha ku jeta seskuale ka qenë më perfekte dhe se çdo gjë në jetë duhet më fort, jeta, puna…

“Desha të them edhe diçka tjetër unë 40 vjeç nuk kam menduar vetëm për relaksim, por meqë thashë është mosha e produktivitetit, unë atë 10-vjeçar kam punuar më fort se sa kur isha 30. Kam punuar më fort, jo vetëm fizikisht, por jam përpjekur që rezultatet e punës sime t’i kisha më shumë, se dija më shumë, kisha eksperiencë më të madhe. Kam punuar më shumë 40 vjeç”, tha ajo në emisionin “Rudina”.

Rudina Magjistari: Ti përmende edhe çështjen e intimitetit pas të 40-ave, si ndryshon?

Teuta Doçi: Po ndryshon se arrihet një pjekje seskuale mbi 40 vjeç. E thamë teknikisht perfekte.

Rudina Magjistari: Duke dëgjuar edhe të gjithë këshilluesit që është e rëndësishme edhe për shëndetin të kesh një jetë të shëndetshme seskuale.

Teuta Doçi: Po, sidomos në jetën e një çifti, kur ka dhe vite që është martuar për ta rifreskuar gjënë, mbi 40 vjeç mendoj se duhet të bësh edhe disa gjëra të tjera, të cilat mund t’i kesh lënë mënjanë me  mendimin që 30 vjeç jam e re, nuk pyes se me rininë time, patjetër me mua do rri. 40 vjeç kupton që janë disa gjëra që duhet ta bësh lidhjen tënde më interesante.

Rudina Magjistari: Pra duhet të impenjohesh edhe ti.

Teuta Doçi: Po. Desha të them edhe diçka tjetër unë 40 vjeç nuk kam menduar vetëm për relaksim, por meqë thashë është mosha e produktivitetit, unë atë 10-vjeçar kam punuar më fort se sa kur isha 30. Kam punuar më fort, jo vetëm fizikisht, por jam përpjekur që rezultatet e punës sime t’i kisha më shumë, se dija më shumë, kisha eksperiencë më të madhe. Kam punuar më shumë 40 vjeç.

Mbi atë 10-vjeçar, kam filluar të mendoj, prit se duhet edhe pushim për mua. Duhet të gëzoj pak më tepër, sepse dhashë maksimumin tim. Fillimisht në atë rrëmujën që nuk dinim, pastaj në eksperiencën e organizuar me vështirësi. Prandaj në moshën 40-vjeçare gjithçka duhet fort. Jeta duhet fort! Qejfi duhet fort! Puna duhet fort! Se.ksi duhet fort! Të gjitha gjërat fort.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat