Poza sensuale apo krah partnerit? Zbuloni se çfarë tregon fotoja e profilit për personalitetin tuaj

Life style

Poza sensuale apo krah partnerit? Zbuloni se çfarë tregon fotoja e profilit për personalitetin tuaj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Në botën dixhitale edhe detaji më i vogël mund të bëjë ndryshim

Në fund të fundit, në disa raste është vërtetuar se një foto vlen sa një mijë fjalë dhe ndonjëherë një pozë perfekte, mjafton ndriçimi i duhur, këndi i duhur dhe një sy me përvojë pas objektivit për të siguruar një “klikim”, i cili ia vlen të jetë fotografia jonë e ardhshme e profilit.

Nga ana tjetër, sigurisht, sa i përgjigjet realitetit kjo foto?

Kjo është ajo që studiuesit përpiqen të kuptojnë përmes të dhënave për të konstatuar çfarë zbulon identiteti ynë dixhital për personalitetin tonë të shumëanshëm.

Selfie të rastësishme për ekstrovertët dhe estetikë për introvertët

Nëse duam ta njohim pak më mirë veten, mjafton të fokusohemi pak më shumë tek imazhi që kemi zgjedhur për profilet tona në rrjetet sociale. A është një fotografi e jona duke u argëtuar me të dashurit tanë? Është një moment kryesor nga ekskursioni i vetmuar që shijuam këtë verë apo një moment i këndshëm me partnerin tonë në shtëpi? Sepse sipas një studimi të kryer në vitin 2016 mbi 66,000 përdorues të Tëitter-it, u zbulua se njerëzit që zgjedhin imazhe optimiste në të cilat bashkëjetojnë me fytyra të tjera, si për shembull një selfie nga kalimtarët, janë ekstrovertë autentikë, njerëz të kënaqur, të cilët kanë kultivuar ndjeshmërinë e tyre. Nga ana tjetër, ata që preferojnë diçka më të papërcaktuar, të paqartë, estetikisht interesante, por jo mjaftueshëm të qartë,

Sensualiteti që ofron, ndoshta, një marrëdhënie më të mirë me veten

Pozat seksi, joshëse, veshjet e guximshme që i lënë shumë pak vend imagjinatës, janë ndër kënaqësitë e vogla të rrjeteve sociale, për femra dhe meshkuj. Qoftë një kopertinë thuajse topless e Heidi Klum, apo trupi ultra sensual i perëndeshës Chloë Sevigny me të brendshme, e sigurta është se sensualiteti në rrjetet sociale na frymëzon të ndihemi më rehat dhe më të bukur në trupin tonë. Megjithatë, siç zbulon trajnerja e jetës Francesca Tighinean, “fotografitë shumë provokuese mund të fshihen pas një kompleksi më të thellë inferioriteti, pasi përdoruesi që i zgjedh ato ndjen nevojën për të treguar më shumë, për të kompensuar faktin që “nuk ndihet mjaft mirë me veten.”

Të pavendosurit që ndryshojnë fotot e profilit si këmisha

Është edhe ajo klasë njerëzish që e ndryshojnë foton e profilit çdo ditë, sikur ndiejnë një detyrim më të thellë për t’i treguar audiencës se ku janë, me kë janë dhe si janë. Në çdo rast, studimet e kryera në të kaluarën kanë arritur në përfundimin se ndërrimi i shpeshtë i fotove të profilit është ndoshta për shkak të faktit se përdoruesi nuk ka një identitet të fortë apo imazh për veten dhe ndoshta përballet me disa pasiguri në lidhje me këtë.

Fotot me tete-a-tete të këndshme, kjo është plaga e botës dixhitale

Kur dikush ka gjetur njeriun e zemrës, ndjen nevojën për të ndarë lumturinë e tij me të gjithë botën, por kjo nuk e justifikon bombardimin që pjesa tjetër e përdoruesve të internetit marrin çdo ditë nga çiftet e pandarë, të zhurmshëm dhe të ngjashëm në Facebook, me një profil të përbashkët. “E ku është problemi”, do të pyesni. Nuk ka të bëjë fare me atë se sa e dhimbshme është kjo për dikë tjetër që sapo ka dalë nga një lidhje ose nuk e ka gjetur ende njeriun e zemrës së tyre, as fakti që ai po i bën shumë njerëz të ndihen të turpëruar me këtë shfaqje dashurie. Çështja që duhet hetuar është se ai që poston rregullisht imazhe me gjysmën tjetër, zakonisht e përcakton veten përmes partnerit apo marrëdhënies së tyre.

Të gjitha sa më sipër nuk janë një e vërtetë absolute, por disa konkluzione të përgjithshme që dolën përmes hulumtimit në një kampion relativisht të vogël njerëzish. Ndoshta disa prej tyre na kujtojnë njerëzit që ndjekim në rrjetet sociale apo edhe zakonet tona dixhitale, por nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundime të pagabueshme. Në çdo rast, çdo ngjashmëri me persona apo situata është krejtësisht e rastësishme dhe nuk korrespondon plotësisht me realitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat