Shenja që tregojnë se ju ka munguar dashuria në fëmijëri

Life style

Shenja që tregojnë se ju ka munguar dashuria në fëmijëri

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Mungesa e zgjatur e harmonisë emocionale mes prindërve dhe fëmijëve ka një kosto të madhe në gjendjen emocionale të fëmijës.

Shumica e prindërve nuk janë të vetëdijshëm për neglizhencën emocionale ndaj fëmijës. Të gjithë prindërit mendojnë se janë prindër të mirë.

Mungesa e njohurive, faktor rëndues

Asnjë prind nuk dëshiron të lë pas dore fëmijën, por ideja që një foshnje gjashtë muajshe tashmë mund të ndjejë frikë apo zemërim, trishtim dhe dhimbje, kohë më parë konsiderohej aburde. Sot, shumë nëna (për fat të keq) ende bërtasin nëpër shtëpi duke u justifikuar me shprehjen “ajo është aq e vogël, nuk kupton!” Sigurisht, fëmijët nuk kuptojnë disa gjëra, por ndjejnë.

Këto shenja tregojnë se ju ka munguar dashuria në fëmijëri:

Ndjenja e vetmisë dhe izolimit emocional

Frika nga dështimi

Ndjeshmëri ekstreme

Mungesa e besimit

Inteligjenca e ulët emocionale

Nuk njihni emocionet dhe gjendjen tuaj të brendshme

Zgjidhni miq problematikë apo partner të gabuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat