'Do kemi kthime pas', shenjat e horoskopit më me fat për muajin dhjetor

Life style

'Do kemi kthime pas', shenjat e horoskopit më me fat për muajin dhjetor

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Astrologia Meri Shehu, ka zbuluar renditjen e shenjave nga ato me më pak fat te ato me më shumë fat për muajin dhjetor.

Sipas saj ky muaj nuk do të jetë i mirë për Binjakët, që do u duhet të dalin nga natyra e tyre, ndërsa Akrepi duket se do të ketë një muaj shumë të rëndësishëm. 

12. Binjakët

Edhe pse janë në këtë pozicion, kemi një lajm të mirë për Binjakët, do kemi Hënën e plotë në datën 8. Ata do marrin një lajm të mirë dhe një plotësim dëshirash, por pas kësaj do merren shumë me punën, anën ekonomike. Do shikojmë disa Binjakë që duhet të bëhen më menaxhues se gjithë të tjerët. Mund të dalin pak nga natyrshmëria e tyre. Në datën 20 dhjetor do futet Jupiteri në Dash. 2023-shi do jetë i mirë për Binjakët.

11. Demi

Me Hënën e plotë në Binjak në datën 8, do merren shumë me çështjet ekonomike, për këtë arsye pas datës 8 do fillojë një rënie. Nuk do e ndiejnë veten shumë rezultativ, të qetë. Jupiteri në Dash do i kthejë në situatën e verës që nuk ishin të qetë. Duhet të presin të kalojë dhjetori dhe dy-tre muajt e parë të vitit. Do keni problematika në fund të muajit.

10. Virgjëresha

Hëna e plotë në Binjak sjell një tentativë për të rënë në sy për sa i përket një pune dhe një projekti, sidomos në punë që lidhen me shtetin. Në çështjet erotike nuk do jenë keq. Futja e Jupiterit në Dash do i japë më shumë tendenca në çështjet ekonomike, do bëhen më të furishëm.

9. Peshqit

E kanë të mirë këtë pozicion deri në datën 20, Jupiteri është në shenjën e tyre. Duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, një Hënë e plotë në Binjak i prish ekuilibrat në familje. Peshqit kanë një muaj pozitiv deri në datën 20, pastaj gjerat marrin një drejtim tjetër, në jetën personale, në zgjedhje, në gjithçka. Mërkuri i kundërt në Bricjap do i sjellë probleme në punë, miqësi dhe dashuri.

8. Gaforrja

Partneritetet do jenë të fuqishme. Do duan të bëjnë bashkëpunime të reja, pas datës 20 i thërret një detyrë e re, një ndryshim i madh në lidhje me karrierën, ose një rrezik që e kanë përjetuar në verë dhe i rikthehet përsëri. Mund të rregullojnë një gabim të bërë gjatë muajve të verës për të avancuar apo për t’i dhënë fund një pune apo marrëdhënie që nuk ecën. Do jetë një muaj i çuditshëm. Marrëdhëniet në çift do komplikohen direkt pas datës 29.

7. Dashi 

Kanë një muaj shumë të çuditshëm. Gjysma e muajit i thërret për të qenë të kujdesshëm, kanë hapur tentakulat e tyre, kanë avancuar me projekte, shumë planete në Shigjetar ia kanë dhënë një hov të mirë. Jupiteri në datën 30 në shenjën e tyre i jep mundësinë për të rimarrë frenat dhe për të avancuar fuqishëm. Një çështje familjare duhet ta shikojnë me kujdes, ose një punë që lidhet me shtetin. Megjithatë ky është një nga muajt më të fuqishëm, karriera e Dashëve do vihet në pikëpyetje pas datës 29, ecuria ose marrëdhëniet me eprorët dhe njerëzit e fuqishëm.

6. Luani

Shumë planete në Shigjetar bëjnë që fillimi i dhjetorit t’i japi avantazh që të rregullojnë gjërat në lidhje me dashurinë. Pastaj fillojnë punët. Luani do angazhohet me punë të rëndësishme, por edhe do vështirësohen kur të duan të gjejnë një punë që të zgjasë në kohë. Do kenë kujdes, do e gjejnë këtë punë, por nga fundi i muajit fillojnë problemet shëndetësore të Luanëve, për të cilat nuk duhet të shpenzojnë shumë energji. Hëna e plotë në Binjak, u sjell një takim shumë të këndshëm dhe romantik dhe një jetë sociale të mirë, mbase edhe udhëtime jashtë.

5. Peshore

Janë në një kulm. Është një muaj shumë i rëndësishëm për Peshoret. Shumë Peshore që nuk  janë fejuar, martuar apo kanë lënë përgjysmë planet e tyre, do i vazhdojnë pas datës 20. Por edhe ata që nuk e kanë dhënë fjalën e fundit në një marrëdhënie të zvarritur do e japin pas datës 20. Fundi i dhjetorit do i gjejë disa të martuar, të fejuar dhe disa të ndarë dhe vetëm. Viti i ri do futet me gjëra nga e kaluara.

4. Ujori

Futet Jupiteri në Dash, kjo bën që Ujorët të jenë në lëvizje të madhe. Shumë planete në Bricjap pas datës 6 dhe datës 10, në jetën personale do i strukin Ujorët, nuk japin maksimumin, por do ndiejnë shumë. Atë që do ndiejnë do e ndiejnë përgjithmonë. Guri i rëndë do zërë vend në zemrën e tyre. Mendohet që ana ekomomike do shkojë mirë deri në datën 20 të paktën të mbledhin rezervat e tyre ekonomike.

3. Shigjetari

Deri në datën 6 kanë Mërkurin në shenjën e tyre, deri në datën 10 kanë Afërditën, mund të bëjnë mrekulli, kontakte, dashuri, marrëdhënie të miraekonomike. Do kenë një fillim muaji të fuqishëm. Do merren kryesisht me çështjet ekonomike. Fundi i vitit i bën skeptik, kryesisht në çështjet ekonomike. Do kenë lajme të mira deri në datën 10.

2. Bricjapi

Dhjetori u përket sepse në datën 6 futet Mërkuri në shenjën e tyre, në datën 10 futet Afërdita. Shumë Bricjapë do bëjnë punë të mëdha projekte, fejesa, martesa. Në lidhje me punën dhe shëndetin duhet të kenë kujdes rreth datës 8, sepse Hëna e plotë në Binjak u thotë kujdes. Mërkuri i kundërt do sjellë ngatërresa, kthime mbrapa në projektet e Bricjapëve dhe anulime.

1. Akrepi

Deri në datën 6 dhe 10 do merren shumë me çështjet ekonomike, Afërdita dhe Mërkuri në Shigjetar u jep një avantazh të mirë ekonomik. Hëna e plotë i bën shumë personal, shpirtëror, sensual. Do shikojmë çfarë do ndodhi në një takim shumë romantik për Akrepët që janë në vendin e parë.

Një dëshirë ekonomike mund të finalizohet. Ky muaj ka projekte, takime, kontakte dhe shumë ‘show’ për ta. Por si gjithmonë data 29 ka një komplikim të situatave, një kthim prapa një anulim. E rëndësishme që është që Mërkuri në Bricjap është menaxhues.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat