​Arsyet kryesore pse njerëzit fillojnë të kërkojnë një punë të re

Life style

​Arsyet kryesore pse njerëzit fillojnë të kërkojnë një punë të re

Më: 30 janar 2023 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri nga specialisti i rekrutimit Michael Page, nga 5000 të rriturit e punësuar të anketuar, duhen mesatarisht 18 muaj përpara se njerëzit të fillojnë të mendojnë për një punë të re. Por pse ndodh kjo? Çfarë ndjenja negative fillojnë të shfaqen brenda këtyre dy viteve që i shtyn të ndryshojnë punën?

Arsyeja më bindëse që punonjësit filluan të kërkonin punë të reja, ishte se kishin nevojë për vlerësim në vendin e tyre të punës. Arsyeja numër një ishte mos vlerësimi për kontributin e tyre dhe arsyeja e dytë më e njohur ishte paga e ulët.

Kushtet e punës janë një tjetër faktor kryesor kur njerëzit vendosin të kërkojnë punë, pasi puna është shumë stresuese ose ata punonin shumë orë.

Ambicia hyn në lojë gjithashtu. Disa nga pikat kryesore ishte dhe fakti që kishin arritur aty ku donin dhe puna nuk ishte më sfiduese. 21% e anketuesve kishin këtë arsye për t’u larguar nga puna.

19% të tjerë ishin të pakënaqur për rrethanat e tyre aktuale sepse nuk kishin marrë rritje page brenda 12 muajve të fundit.

Doug Rode, drejtor menaxhues në Michael Page, tha: Pasi të përfundojë periudha e muajit të mjaltit te një punë e re, është e mundur që të kuptoni se nuk ishte e duhura për ju. Kur këto mendime fillojnë të shfaqen, është vetëm çështje kohe para se të jepet dorëheqja nga puna. Nuk ka asgjë më të keqe se të jesh i mjerë në punën tënde, kështu që punëtorët e pakënaqur duhet të adresojnë çdo shqetësim me punëdhënësin e tyre dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje. Nëse ndjenjat e zhgënjimit ose pakënaqësisë vazhdojnë, ndoshta është koha e duhur për të ndërmarrë veprime racionale dhe për të përqafuar një sfidë të re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat