Shenjat që tregojnë se keni një marrëdhënie toksike me veten tuaj

Life style

Shenjat që tregojnë se keni një marrëdhënie toksike me veten tuaj

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:19
Foto ilustriml

Nga të gjitha lidhjet që keni në jetën tuaj, marrëdhënia me veten është më e rëndësishmja. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që kjo marrëdhënie të jetë e shëndetshme.

Të mësosh se si të dallosh nëse je në një marrëdhënie toksike me veten mund të jetë e ndërlikuar, por ekspertët thonë se është e rëndësishme të bëni një analizë të vetes për ta njohur më mirë marëdhënien që keni me të.

Kur nuk e bëjmë veten prioritet, ne fillojmë të neglizhojmë se kush jemi, fillojmë të lëmë pas dore nevojat tona. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si të tjerët na shohin, na trajtojnë dhe në fund, mund të çojë në një imazh negativ për veten.

Nëse jeni në një marrëdhënie toksike me veten tuaj, mund të jeni të prirur të fajësoni veten për çdo gjë dhe ta trajtoni keq atë. Shpesh, këto strategji toksike të cilat ia servirni vetes, janë thjesht strategji mbijetese që keni zhvilluar si pasojë e traumave të kaluara.

5 shenjat kryesore që janë tregues i një marrëdhënieje të pashëndetshme me veten janë këto:

#1 – Jeni jashtëzakonisht shumë kritik ndaj të tjerëve, por akoma më shumë ndaj vetes.

#2 – I justifikoni vetes zakonet e pashëndetshme si orët e gjata përpara telefonit, ngrënien e shpeshtë dhe pa moderim të ushqimeve të pashëndetshme etj.

#3 – Sakrifikoni shumë nga vetja juaj për njerëz dhe situata të ndryshme.

#4 – Keni vetëvlerësim të ulët.

#5 – Kërkoni gjatë gjithë kohës miratimin dhe pëlqimin e njerëzve të tjerë.

Për të përmirësuar marrëdhënien me veten, praktikoni biseda pozitive me të, nxisni marrëdhënie të shëndetshme me njerëz të tjerë dhe kërkoni gjithnjë e më pak aprovimin e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat