Studimi: Baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë

Life style

Studimi: Baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Përveç gjithë gëzimit që sjellin vajzat e vogla në këtë botë, rezulton se ato mund t’i shtojnë edhe disa vite të çmuara jetë baballarëve të tyre, thotë një studim.

Sipas rezultateve të hulumtimit, burrat që kanë vajza jetojnë më gjatë se ata që nuk kanë.

Me këtë studim, studiuesit nga Universiteti Jagiellonian u përpoqën të zbulonin se si ndikoi shëndeti, trupi dhe jetëgjatësia e babait nga lindja e një fëmije dhe në të morën pjesë më shumë se 4,310 njerëz, ku përfshiheshin 2,147 nëna dhe 2,163 baballarë.

Ndërsa u konstatua se djemtë nuk kishin asnjë ndikim tek baballarët e tyre, as në shëndetin e tyre, as në jetëgjatësinë e tyre, numri i vajzave u zbulua se lidhej me jetëgjatësinë e babait. Studimi pohon se sa më shumë vajza të kenë, aq më gjatë jetojnë. Më saktësisht, çdo vajzë i shton mesatarisht 74 javë jetës së meshkujve.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë baballarët, por jo për nënat.

Gjegjësisht, sipas një studimi tjetër, të publikuar në “American Journal of Human Biology”, të dy djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e nënës dhe shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat