Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme

Life style

Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme

Më: 30 maj 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Me ardhjen e motit më të ngrohtë, lind një problem që shqetëson shumë, pikërisht pickimet e mushkonjave.

Lajmi i mirë është se ju mund të bëni një spërkatës për trupin për të hequr qafe këto insekte të bezdisshme.

Ju nevojiten:

30 pika vaj eterik të pemës së çajit

10 pika vaj esencial luleradhiqe

5 deri në 10 pika vaj esencial limoni, bar limoni, rozmarine ose livando

1 lugë çaji glicerinë vegjetale (opsionale),

Ujë i distiluar

Shishe me spërkatës

Përgatitja

Lani shishen me ujë të nxehtë. Shtoni vajra esencialë të pemës së çajit, luleradhiqes dhe vajra të tjerë në të. Nëse dëshironi, shtoni glicerinë. Mbusheni me ujë pothuajse deri në majë të shishes. Mbylleni dhe tundeni mirë para përdorimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat