Një shenjë që mund të paralajmërojë probleme në martesë/ Ekspertja tregon çfarë duhet diskutuar para fejesës

Lifestyle

Një shenjë që mund të paralajmërojë probleme në martesë/ Ekspertja tregon çfarë duhet diskutuar para fejesës

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një propozim për martesë nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një surprizë e plotë. Sipas psikoterapistes Debbie Kennan, më e rëndësishme është që çifti të ketë diskutuar më herët për martesën dhe të ardhmen së bashku.

Debati nisi pas një deklarate të influencueses britanike Stasy në TikTok, e cila tha se në një marrëdhënie të shëndetshme, ideja e martesës nuk duhet të vijë krejt papritur.

Kennan thekson se surprizë mund të jetë momenti i propozimit, por jo vetë ideja e martesës.

“Surprizo partnerin tënd me momentin, jo me idenë”, tha ajo.

Sipas saj, do të ishte shqetësuese nëse njëri partner do të mbetej vërtet i befasuar nga propozimi, pasi martesa dhe një e ardhme e përbashkët nuk janë diskutuar kurrë më parë.

Psikoterapistja paralajmëron edhe për “kurthin e përmirësimit”, kur çiftet mendojnë se hapa të mëdhenj si martesa, blerja e një shtëpie apo lindja e një fëmije do të zgjidhin automatikisht problemet që ekzistojnë në marrëdhënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat