​Zbuloni si ndikon buzëqeshja në shëndet

Lifestyle

​Zbuloni si ndikon buzëqeshja në shëndet

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 08:34
Fotoilustrim

Buzëqeshja nuk është vetëm shprehje e gëzimit, por mund të ketë ndikim pozitiv edhe në shëndetin dhe disponimin e njeriut.

Rëndësisë së saj i kushtohet edhe një ditë e veçantë, e cila shënohet në javën e parë të tetorit.

Buzëqeshja konsiderohet një stimulues i fuqishëm që mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit dhe mirëqenies së përgjithshme, transmeton KosovaPress.

Ajo mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe perceptimit të dhimbjes, si dhe në rritjen e vetëbesimit.

Buzëqeshja lidhet gjithashtu me përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës, ndërsa efektet pozitive mund të reflektohen edhe në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe trurit.

Përveç ndikimit fizik, buzëqeshja luan rol të rëndësishëm edhe në gjendjen emocionale dhe në komunikimin me njerëzit e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat