Sekretet për një martesë të lumtur

Life style

Sekretet për një martesë të lumtur

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 23:40
Ilustrim

Shumë gra shpenzojnë kohë duke u përgatitur për martesën e tyre dhe harrojnë të përgatiten për atë çfarë vjen pas saj.

Statistikat tregojnë se rreth 50% e të sapomartuarve të impresionuar divorcohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Në mënyrë që kjo të mos ju ndodh juve, ne ju paraqesim 6 sekrete për të pasur një martesë të lumtur.

1. Ruajeni respektit 
Kjo do të thotë se nuk duhet të shfaqni mosrespekt ndaj njëri-tjetrit sidomos gjatë argumenteve.

2. Bisedoni në shtrat 
Në mbrëmje, para se të flini, shpenzoni disa minuta për të biseduar me njëri-tjetrin. Nuk duhet të jenë gjëra të mëdha, vetëm të flisni diçka.

3. Fokusohuni në gjëra të mira
Çiftet që fokusohen në gjëra të mira në martesen e tyre, i gjejnë të gjitha mënyrat për të treguar se partneri i tyre është fantastik.

4. Duajeni personin me të cilin jeni martuar
E dimë se të gjithë mund të kemi probleme martesore, por nuk duhet të lejojmë që gjërat materiale të na prishin ato shpirtërore. Shfaqja e dashurisë ndaj partnerit është shumë më e mirë sesa fjalosjet e përditshme.

5. Jepni njëri-tjetrit privatësi 
Ose në banjo ose në aktivitete të veçanta, ju duhet t'i jepni njëri-tjetrit pak privatësi.

6. Konsiderojeni njëri-tjetrin mik të shpirtit 
Nuk ka asgjë më të mirë sesa një mik i shpirtit. Duhet të bëheni edhe miq të mirë me njëri-tjetrin në mënyrë që martesa të funksionojë siç është më së miri. Çiftet e lumtura në martesë e dinë se nëse pajtohen 80% mes vete, atëherë 20%-i tjetër do të funksionojë vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat