Ja përse keni dhimbje gjatë seksit

Life style

Ja përse keni dhimbje gjatë seksit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:27
Ilustrim

Nuk janë të pakta femrat që ankohen se kanë dhimbje gjatë seksit, sidomos kur penisi penetron në vagjinë.

Por nga vijnë këto dhimbje?

Fillimisht duhet të themi se nëse keni probleme të tilla, duhet të këshilloheni me gjinekologun.

Por më poshtë janë disa prej shkaqeve se përse ndodh kjo.
– Shumë e thatë: Gjatë seksit është e rëndësishme që vagjina të jetë e lagësht mjaftueshëm. Në rast se kjo nuk ndodh, penisi mund të krijojë ndjenjën e lëndimit. Shkaqet janë të ndryshme, por fakt është se vagjina nuk prodhon mjaftueshëm lëng. Arsyeja mund të jetë mungesa e dëshirës seksuale ose luhatjet hormonale.

– Shumë shpejt: Në rast se një mashkull e penetron penisin e tij në vagjinë shpejt, pa luajtur pak me femrën, duke krijuar mundësinë që vagjina të jetë e lagësht, kjo mund të jetë shumë e dhimbshme.

– Nuk po mbaron: Disa meshkuj, sidomos kur konsumojnë alkool, e zgjasin shumë aktin seksual pasi nuk arrijnë tek derdhja. Kjo mund të jetë e dhimbshme për femrat.

– Shkaqe shëndetësore: Ndonjëherë, fryrja e barkut ose cistet mund të jenë arsyeja e dhimbjeve gjatë seksit.

– Tensioni i brendshëm: Në rast se femrat nuk e shijojnë seksin, në mënyrë të pavetëdijshme ose jo, kanë një gjendje ngërçi në vagjinë. Kjo mund të ndodhë edhe nëse ato kanë përjetuar një përvojë të keqe. Si pasojë mund të keni dhimbje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat