Këta meshkuj janë tërheqës për femra dhe flirtojnë me shumë partnere

Life style

Këta meshkuj janë tërheqës për femra dhe flirtojnë me shumë partnere

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Një studim amerikan i zhvilluar nga Chapman University, në California dhe i publikuar në revistën “Evolutionary Psychology”, ka treguar se meshkujt e gjatë, janë edhe ata që cilësohen më tërheqës seksualisht.

Për të arritur në këtë përfundim, u mbajtën nën monitorim 60 mijë persona, meshkuj dhe femra, me moshë mesatare 37 vjeçare, me gjatësi dhe pesha të ndryshme, shkruan noa.al.

Rezultatet janë të qarta, meshkujt me gjatësi nga 157 deri në 162 cm, janë ata që kishin pasur më pak partner seksual, ndërsa ata që ishin më të gjatë kishin raporte më të shumta seksuale dhe partnere të ndryshme.

U konstatua se meshkujt e gjatë cilësoheshin si më tërheqës për femrat, pasi shfaqnin më shumë siguri dhe vetëbesim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat